Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha i rikthehet pas shumë viteve qetësi sulmeve me gjuhë të ashpër ndaj Nard Kokës. "Koalicioni mes PS dhe LSI u pagëzua nga kryekontrabandisti Nard Koka"- ka thënë Berisha gjatë një përurimit të rrugës Picar-Kolonjë-Golem sot në Gjirokastër. Në një reagim për TVA1 REPORT! Leonard Koka deklaroi se: "Berisha ka frikë të dalë në debat me Ramën, le të dalë me mua nuk ia kam frikën Berishës është bërë si Ver Llapa"

Aleancën mes dy forcave politike ai e ka quajtur si alternativën e mashtrimit pasi sipas tij, Rama shpalli "Shqipërinë e gënjeshtërt" dhe koalicioni kishte për ndërmjetësues, "kryekontrabandistin më të madh Nard Koka i arrestuar gjashtë vite më parë për kontrabandë"

Sipas tij, hala e parë e ngjalës, i ka ngecur në fyt Ramës duke nënkuptuar në këtë mënyrë, shkarkimin prej Parlamentit Shqiptar, të Ilirijan Muhos përfaqësuesi i LSI, ndërsa "halat e tjera të ngjalave, do ti ngecen në fyt njëra pas tjetrës" -u është zotuar banorëve të Picarit në Gjirokastër, kryeministri Berisha.

Ky i fundit nuk ka harruar t'i kujtojë Ramës se paraqitja e komisionerëve në KQZ është detyrim ligjor, ndërkohë që moskthimi i tyre e lë atë pa shpresë. "Kurrë mos i ktheni komisionerët, zgjedhjet nuk do shtyhen në asnjë moment. Ti je i pashprësë" -është shprehur Berisha.

Berisha e akuzoi Ramën se ka për alternativë vetëm bllokimin dhe mos njohjen e rezultatit zgjedhor. "Të tjerëve u thotë se nëse nuk i fitoj zgjedhjet, nuk i njoh ato. Ti je unik në bllokim dhe e përdor pushtetin për bllokim. Ashtu sic të tha një vizitor i nderuar para disa vitesh se je vërtetë një politikan i madh, por vetëm për opozitë. Populli shqiptar, do t'i japë atë që meriton më 23 qershor këtij bllokuesi të zgjedhjeve"- është shprehur Berisha.

Këto komente dhe diskutime, kreu i egzekutivit shqiptar, i ka bërë gjatë përurimit të çeljes së punimeve të ndërtimit të rrugës rurale Picar-Kolonjë-Golem me një fond prej 37.7 milionë lek nga fondet e buxhetit të qeverisë shqiptare.

Kryeministri ka inspektuar edhe punimet në argjinaturën e lumit Drino për disiplinimin e ujërave të rjedhshëm në një gjatësi prej 4.5 km me një vlerë investimi nga qeveria shqiptare prej 1.2 milionë dollarë amerikanë.
Në këto takime, shefi i ekzekutivit, shoqërohej nga anëtarët e kabinetit qeveritar njëkohësisht deputetët e zonë Genc Ruli e Spiro Ksera. (ad.ti/shqiptarja.com)

Category

📺
TV
Comments

Recommended