Apeli lë në fuqi gjobën për Dalipin akuzoi Bashën për "kioskat"

  • 9 years ago
TIRANE- Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me gjobë për Aldrin Dalipin drejtuesin e këshilltarëve socialistë në këshillin bashkiak të Tiranës. Por me vendimin e sotëm, kjo gjobë ulet nga 1 milionë lekë të reja në 200 mijë lekë të reja. "Është gjobë mjerane ndaj meje si anëtar i Këshillit Bashkiak"- thotë Aldrin Dalipi në një prononcim telefonik për tv A1 REPORT menjëherë pas marrjes së vendimit duke e cilësuar një vendim si presion në këto momente kur në këshillin bashkiak kanë ndërruar balancat dhe koalicioni PS- LSI kërkojnë mbledhjen e këshillit bashkiak për të shqyrtuar kërkesën e shkarkimit të Njazi Kosovrastit. "Ky është një vendim i nxituar pasi personi që ka drejtuar këtë proces gjatë gjithë kësaj jave ka tentuar me ngulm të thirrë mbledhjen e gjykatësve, para mbledhjes së këshillit bashkiak. Është histori e gjatë mes meje këshilltarëve bashkiakë të majtë e Lulzim Bashës në lidhje me denoncimet e mia për korrupsion."- sqaron Dalipi.
Dalipi, i cili nga koalicioni i këshilltarëve PS- LSI është propozuar për tu emëruar në vend të Kosovrastit thotë se nuk do të heqë dorë dhe do të cojë cështjen deri në Gjykatën e Lartë. "Gjobë mjerane e qesharake, nuk i heq asnjë presje akuzave të mia për korrupsion. Lulzim Basha do shkojë në Gjykatën e Lartë. Garantoj se këshilli bashkiak i Tiranës do i kthehet qytetarëve. Përfundoi koha e shfrytëzimit të këshillit për shkaqe politike"- nënvizon Dalipi. (ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended