QZHM: Digjitalizimi krijon monopol!

  • 9 years ago
Qeveria po krijon monopol në sektorin e radiodifuzionit. Kështu thotë Roberto Beliçanec nga Qendra për Zhvillimin e Mediave (QZHM). Sipas tij, fakti që dixhitalizimi i televizioneve do të realizohet vetëm nga një operator, ONE, lë hapësirë për pozitë monopoliste.

"Ju krijoni monopol nga sektori ku nuk kishte monopol, ku secili televizion kishte frekuencën e vet. Krijuat monopolin dhe madje monopol të tillë ku nuk ka mjete që të kontrollohet çmimi i monopolit. Mund të ndodhë, që kompania të bëjë presion ndaj organeve rregullatore që të publikojë konkurse të reja për radio-transmetues të rinj, që të mbështetet modeli i tyre i biznesit. Në rast se nuk tregohen përfitimet, duhet të hapen konkurse të reja. Ky është një kaos që ende do të duhet ta zgjidhim", tha Roberto Beliçanec, Qendra për Zhvillimin e Mediave.

Maqedonia filloi digjitalizimit pa analiza, pa strategji, pa koncept dhe me shumë improvizime, - thotë Beliçanec,- duke shtuar se një ndikim të madh kishin edhe grupet e lobimit që ushtruan presion, në formimin e platformës digjitale, e ndjekur me diskriminimin e televizioneve nga qasja në frekuenca. Problem është edhe fakti që nuk ka periudhë përshtatjeje për kalimin nga sinjal analog në atë digjital.

"Zakonisht këto periudha ndonjëherë zgjasin 4 vjet, në varësi nga vendi, kurse tek ne kjo periudhë kalimtare nuk do të zgjasë asnjë ditë, për shkak se nga momenti i fikjes së sinjalit analog, nuk do të keni televizion", u shpreh Roberto Beliçanec, Qendra për Zhvillimin e Mediave.

Edhe pse digjitalizimi sipas rregullave evropiane duhet të përfundojë deri në mars të vitit 2015, Maqedonia dëshiron që ky procesi të kompletohet brenda këtij qershori. Pushteti, me çdo kusht këmbëngul që ta zbatojë vendimin e tij.

"Me sa di unë, ndryshimet në Ligjin për radiodifuzion, bëhen në mënyrë që të arrihet afati i planifikuar më parë për digjitalizim, është obligimi yni i ndërmarrë në rrugën drejt anëtarësimit në BE", deklaroi Nikola Gruevski, Kryeministër.

Edhe pse digjitalizimi duhet të kryhet me ligjin për mediat, për shkak se është vonuar për dy muaj, tani Qeveria me procedurë urgjente po bën ndryshime në Ligjin ekzistues për veprimtari radio-difuzive, për ta futur përmes digjitalizimit, duke abuzuar instrumentin e nxjerrjes së ligjeve me procedurë të përshpejtuar.

"Në qoftë se rregullohet me ligj kjo material duhet të shkoj me fazë normale e jo me fazë urgjente dhe procedurë të shkurtë, pra duhet debat i mirëfilltë në parlament dhe për një kohë të caktuar të mund të miratohet përndryshe do kemi shkelje të Kushtetutës, të rregullores për abuzim me institutin e procedurës urgjente dhe të shkurtë, në favor të interesave qeveritare kurse në dëm të mediumeve, qytetarëve apo të drejtës në informim", deklaroi Bajram Polozhani, profesor universitar.

Në propozim-ndryshimet e Ligjit të radiodifuzionit theksohet se televizionet ekzistuese që transmetojnë program analog, ose kanë të drejtë transmetimi të radio-frekuencave për transmetim analog të lësh...

Recommended