Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Pasi dështoi pa marrëveshje raundi i nëntë i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, dialogu do të vazhdojë gjatë ditës së nesërme. Brukseli i ktheu delegacionet e dyja vendeve në mes të rrugës. Ende pa u kthyer në Kosovë, delegacioni i udhëhequr nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është kthyer nga Aeroporti i Lubjanës për në Bruksel, për të vazhduar takimet në kuadër të dialogut. Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka thënë se raundi i dhjetë i bisedimeve me Serbinë vjen me kërkesë të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Ketrin Eshton.

"Delegacioni shtetëror i Kosovës, i udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi, do të vazhdojë angazhimin për arritjen e marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal dhe të proceseve integruese për të gjitha shtetet e rajonit", thuhet në kumtesën e Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa mbrëmë vonë pas përfundimit të raundit të nëntë të bisedimeve, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se Kosova është e gatshme të pranojë propozimin e baroneshës Eshton, por ka qenë Serbia ajo e cila ka refuzuar marrëveshjen. Thaçi madje tha se Serbia duhet të ndryshojë qëndrimin dhe nuk duhet të mendojë ende me kokën e Voisllav Sheshelit.

"Unë mbes me shpresë për arritjen e marrëveshjes dhe theksoj se Serbia duhet të ndryshoje, të punojë për arritjen e marrëveshjes që të punojë për të ardhmen. Nuk duhet të vazhdojmë me politikën logjikën sikurse që ka refuzuar marrëveshjen në Rambuje, në Vjenë dhe tash në Bruksel. Theksoj, jemi në vitin 2013, marrëveshje në Bruksel nuk mund të arrihet me logjikën dhe kokën e Vojisllav Shesheljit", deklaroi Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se propozimi i kishte 15 pika, dhe se diskutabile është pika 14 që flet për integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Për të ky ishte kusht që në një mënyrë nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

"Thaçi ka dashur që çështjet që kanë të bëjnë me policinë t'i lidhë me një pikë të re, e cila është futur në dokument: që palët të mos e bllokojnë njëra tjetrën në organizatat ndërkombëtare. Kur e përkthen këtë kërkesë në gjuhën serbe, do të thotë se Serbia duhet të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare, pasi që Kosova nuk mund të bllokojë Serbinë. Nëse ne e pranojmë këtë kusht,atëherë më mirë është që menjëherë të shënojmë se e njohim pavarësinë e Kosovës. Ne këtë kusht nuk mund ta pranojmë dhe nuk do ta pranojmë kurrë, sepse kjo s'ka të bëjë fare me temën për të cilën kemi biseduar sot. Kjo temë s'ka të bëjë me institucionet në veri dhe me Asociacionin e komunave me shumicë serbe", tha Ivica Daçiq, kryeministër i Serbisë.

Baronesha Eshton, pas përfundimit të raundit të nëntë të bisedimeve ka thënë se palëve u është dhënë edhe ca kohë për të vendosur nëse mund ose jo të finalizojnë marrëveshjen.

"Sot mund të them se dallimet janë të ngushta, e të cekëta. Derisa po përgatitemi për takimin e së hënës të ...

Category

📺
TV
Comments

Recommended