Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Maqedonia do të ballafaqohet me sfida të rënda nëse vazhdon edhe më tej të anashkaloj zgjidhjen e çështjes së emrit dhe nuk bëhet anëtare e NATO-së, është shprehur sot Mersel Bilalli në debatin " Sfidat e sigurisë për vitin 2013". Sipas tij nëse edhe gjatë këtij viti nuk gjendet zgjidhje për çështjen e emrit, Maqedonia do të rrënoj shtyllën kryesore të shtetit dhe do të futet në zona të ndarjeve.

"Faktori kryesor i stabilitetit jemi ne këtu brenda, institucionet, sistemi i funksionimit. Unë do të thosha se faktori i jashtëm me të gjitha forcat po mundohet të na mbanë në jetë edhe atë krahas të gjitha 'budallallëqeve' dhe papërgjegjësive të cilat po i bëjmë dhe këtu ne duhet tu jemi falënderues dhe jo të ankohemi ose ti satanizojmë ose të mendojmë se çfarë prapavije kanë ata! Patjetër e kam të them se ne jemi të veçantë në shumë gjëra, në botë dolën shumë gjenerata të reja të politikanëve, vdiqën disa që ishin për këto 20 vite të shkuara, por këtu tek ne ende bartës kryesor të cilët gjithë kohën që tentojnë të na bindin për ndryshime dhe jetë më të mirë, janë të njëjtit njerëz d.m.th nuk ndryshojnë asgjë, kurse pretendojnë që të na udhëheqin edhe më tej", tha Mersel Bilalli, profesor.

Ndërkohë, Dimitar Mirçev konsideron se rreziku për Maqedoninë vjen nga jashtë dhe jo nga vet Maqedonia. Mirçev i cili njëherit është edhe këshilltarë për politik të jashtme i presidentit Ivanov thotë se ëndrra për shtete të mëdha që vjen nga çdo shtet fqinjë i Maqedonisë është rreziku më i madh për vendin.

"Të gjithë fqinjët tanë bëjnë një politikë të ekspansionit, të fitimit të të drejtave dhe territoreve dhe kështu me radhë, harta gjeografike, p.sh harta gjeografike e Greqisë kap edhe Velesin, harta e Shqipërisë kap Pirotin dhe Bosilgradin, harta e Serbisë dëshiron të marrë Selanikut dhe eventualisht edhe deri në Veles. Shtrohet pyetja se sa ka në Maqedoni popuj të këtyre vendeve fqinje? Gjithçka që na nevojitet sot është një kurs stabil i shteteve tona dhe heqje dorë nga këto doktrina, gjegjësisht pranimit të standardeve të BE-së mes marrëdhënieve mes nesh dhe me të tjerët", u shpreh Dimitar Mirçev, anëtar i kabinetit të presidentit të shtetit.

Nga ana tjetër Ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferri pjesëmarrës në këtë debat tha se NATO dhe BE vazhdojnë të paraqesin faktorë kyçë në menaxhimin e sfidave të sigurisë, kërcënimeve dhe në përforcimin e stabilitetit jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjerë.

"Një pjesë e sfidave të sigurisë me të cilat përballet Maqedonia gjatë rrugëtimit drejt integrimeve euro-atlantike, burojnë nga procesi i tranzicionit, nga zhvillimi i ngadalshëm ekonomik dhe nga prania e disa paraqitjeve të caktuara devijuese në rajon siç janë: krimi i organizuar, sjellja koruptive, tregtimi me qenie njerëzore, me lëndë narkotike dhe me armë dhe të tjera, kurse një nga parametrat më të rëndësishëm me të cilin matet perspektiva euro-atlantike jo vetëm e Maqedonisë, por edhe vendeve tjera të Ballkanit është përparimi në luftën për parandalimin e ...

Category

📺
TV
Comments

Recommended