Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka prezantuar sot në Peshkopi, programin socialist për zhvillimin e veriut të vendit, zonës më besnike ndaj Saliu, siç tha ai, por më të varfrës, më të keqqeverisurës. "Sa më shumë e votoni, aq më të varfër bëheni", - tha Rama.- "Po të shikoni hartën e varfërisë, pjesa më e varfër është veriu; këtu, ku Saliu ka besnikërinë më të madhe, këtu është pjesa më e keqqeverisur, si puna e këtij "Saliut të vogël" që keni këtu ju, në Peshkopi. Se njësoj janë ata, si ato kukullat e drurit: hap një, del një më vogël, hap një tjetër dhe më i vogli këtu del e pengon Bujar Laçin të këndojë për dibranët, se i pëlqen zëri i vet".
Comments