Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
SHBA - Dy shpërthime të njëpasnjëshme në Boston të SHBA, fare afër vijës së finishit të një maratone vrapimi kanë kthyer një skenë të përgjakshme. Të paktën tre persona u vranë dhe më shumë se 144 të tjerë raportohen të jenë plagosur nga 2 shpërthimet me bomba pranë spektatorëve në vijën e finishit e të maratonës së famshme botërore të Bostonit, rreth orës 15:00 (me orën lokale, me orën tonë rreth orës 20:00 ) të 15 prillit. FBI-ja konsideroi sulmet me bombë si akt terrorizmi. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë 8 vjeçar, babai i të cilit ishte garues. Të paktën 17 prej të plagosurve kanë marrë plagë serioze dhe ndodhen në gjëndje kritike për jetën. Sipas gazetës "Wall Street" policia e Bostonit ka gjetur 5 mjete shpërthyese të paplasura. Dëshmitarët thanë se shpërthimet ndodhen në një hark kohor brenda pak sekondash në distancë nga njëri-tjetri. (ad.ti/shqiptarja.com)

Category

📺
TV
Comments

Recommended