Berisha sfidon SHBA, ndryshon KQZ, sherret mes deputetëve PS

  • 9 years ago
Kryeministri Berisha nuk pyet për ndërkombëtarët dhe për më tepër për SHBA, teksa përkundër thirrjeve të tyre ndërmerr rrëzimin e anëtarit të KQZ përfaqësues të ish-aleatit të tij Meta në qeverisjen katër vjeçare, për të emëruar në vendin e tij përfaqësuesin e aleatit traditcional, PR të drejtuar nga Fatmir Mediu.
Pas 12 ore debatesh Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rreth orës 23, lirimin nga detyra të komisionerit të LSI-së në KQZ, Ilirjan Muho me 73 vota pro dhe një abstenim si dhe zëvendësimin e tij me Klement Zgurin e PR-së me 74 vota pro. Një votë më shumë ka ardhur nga deputeti Dritan Prifti. Votat janë siguruar edhe me mbështetjen e dy ish-socialistëve, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani. Për mbështetjen që i bënë mazhorancës, Kryeministri Berisha iu premtoi atyre "besnikëri dhe bashkëpunim afatgjatë"
Ish-deputeti i PS-së, Kastriot Islami, sqaroi në foltore votën e tij pro ndryshimeve në KQZ duke e argumentuar me kundërshtitë që ai ka lidhur me programin e PS-së në zgjedhje.Votimi i 3 deputetëve të majte ka shkaktuar kaos në sallë kur deputeti tjetër socialist gazmir bizhga I ka marrë kartat e votimi 3 ish kolegeve te tij
Në përfundim të seancës, Byroja e Kuvendit nën drejtimin e Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, sipas njoftit për shtyp të Parlamentit vendosi "ndalimin për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seance plenare dhe në Komisione të deputetëve Gazmir Bizhga, Ndrec Deda, dhe Arben Çuko për 21 ditë, dhe për deputetin Sajmir Tahiri për 14 ditë"
Debatet në Kuvend gjatë mbrëmjes së të hënës (15 prill) janë zhvilluar paralelisht me dy takime të Kryeministrit Berisha në selinë e Qeverisë: i pari, me Ambasadorin amerikan Arvizu dhe i dyti, me kryeparlamentaren Topalli. Kronika e TV A1 REPORT per seancen e kuvendit per shkarkimin e Ilirjan Muhos.

Recommended