Industria e tekstilit, tërheqëse për investitorët

  • 9 years ago
Industria e ushqimit dhe e tekstilit, ndërtimit dhe turizmit, janë sektorët në të cilët biznesmenët turq e shohin potencialin për investime në vendin tonë. Ata thonë se Maqedoninë e shohin si një treg të vogël, por për shkak të mundësisë së paraqitjes në të gjitha tregjet evropiane, pozita e mirë dhe klima e favorshme ndikuan tek ata të që një pjesë të biznesit ta fillojnë këtu.

"Maqedonia është një vend i sigurt për investime, dhe ka një vendndodhje të mirë për shkak se është në selinë e Ballkanit, dhe është e afërt me tregjet evropiane. Duam ta zhvillojmë bashkëpunimin me vendin tuaj veçanërisht për shkak se Maqedonia së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, dhe në këtë mënyrë edhe ne do të hyjmë në tregun evropian", tha Naxhi Shahin, President i Shoqatës së Biznesmenëve të Bursës .

"Çfarë mund të bëj me një treg dy milionësh? "Ne u themi se Maqedonia ka nënshkruar marrëveshje me të gjitha vendet evropiane apo mundësi për të punuar me treg 60 milionësh. Kur tu shpjegohet se vendi ka mundësi për treg më të madh, atëherë interesi i sipërmarrësve për të investuar këtu bëhet më i madh", tha Hadi Nezir, Ministër pa resor.
Disa biznesmenë vendor thonë se ata tashmë kanë vendosur bashkëpunim me kompani turke, por nuk mund të fillojnë punën për shkak të barrierave të gjata dhe të rënda administrative.

"Ne tashmë kemi negociata për investime të dy kompanive turke që punojnë me blloqe mermeri dhe pllaka mermeri, ende nuk i kemi përcaktuar negociatat për shkak se ka komplikime. Në marrëveshjet e biznesit negativisht ndikon administrimi i gjatë dhe i vështirë tek ne. Besoj se po ndërmerren masa që kjo në të ardhmen të tejkalohet" , tha Shefki Aliti, Biznesmen.

Turqia është në vendin e 10 në tregtinë e përgjithshme të Maqedonisë për vitin 2012. Vitin e kaluar, tregtimi arriti në 390 milion dollarë amerikanë ose 6.2 për qind më pak se në vitin 2011, kur arriti në 417 milion. Qëllimi i komunitetit të biznesit është rritja e ndjeshme e bilancit. Përndryshe, në vend tashmë funksionojnë kompanitë e mëdha turke si TAV, Sutash, Xhevair Holding dhe të tjerët. Verica Pavlloska

Recommended