Ligji i mediave, SHGM kërkon debat 2 mujor

  • 9 years ago
Shtyhet afati për miratimin e Ligjit për median. Ministria për Shoqëri Informatike dha afat shtesë prej dy muajve. Gjatë kësaj periudhe, SHGM-ja do të organizojë debate, do të vlerësohen vërejtjet dhe do të ofrohen zgjidhje mbi cdo pjesë të paqartë të propozim-ligjit.

"Do ti detektojmë lëshimet apo mangësit më të mëdha të ligjit, dhe do ët propozojmë konkretisht me nene se në drejtim duhet të korrigjohet ligji dhe ne shpresojmë, dhe njëkohësisht këto propozime që do ti bëjmë me shkrim do ti publikojmë në opinion dhe shpresojmë se qeveria do ët ketë kurajën që në mënyrë serioze ti shqyrtoj dhe besojmë se pjesën më të amdhe të rëndësishme të vërejtjeve tona do ti inkorporoj në ligj", tha Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.

Sipas Aleksandar Çomovskit, nga ana tjetër, SHGM-ja doemos duhet të tregojë rol aktiv në miratimin e ligjit, në mënyrë që të ofrojë zgjidhje të re ligjore të përgatitur me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtar.

"Nëse nuk mund të rrënohet me korrigjimin e zgjidhjeve të këqija, sipas meje, duhet të përgatitet një ligj paralel për media, ose zgjidhje pa të cilat nuk do të pranojmë asnjë zgjidhje ligjore. Për këtë nevojitet mobilizim i mendimit publik, edhe i grupeve parlamentare, pasi ata duhet të jenë nismëtare të zgjidhjeve me amendamente ose atyre ligjore", deklaroi Aleksandar Çomovski, gazetar.

Për një pjesë të gazetarëve megjithatë, është kontestues neni 4, me të cilin liria e mediave do të jetë e kufizuar nga Agjencia, që do të zëvendësonte Këshillin e tanishëm për radiodifuzion, por do të ketë edhe autorizime të gjera mbi mediat e shtypura dhe atyre të internetit. Në nenin kontestues qëndron se liria e mediave mund të jetë e kufizuar për shkak të mbrojtjes së sigurisë kombëtare, mbrojtje të imazhit të të tjerëve, parandalimin e shpalosjes së informacioneve të konfidenciale ose për shkak të ruajtjes së autoritetit dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Këto informacione hapin dilemat se kush dhe si do të vlerësojë se çfarë përbën cenim të sigurisë kombëtare, cilat janë ato informacione konfidenciale, si do të bëhet vlerësimi se cili informacion mund t'i shkaktojë dëm pushtetit të pavarur gjyqësor, pse të kufizohet informacioni që mund ta prishë autoritetin e dikujt kur për këtë ekziston ligj ndaj ofendimit dhe shpifjes, etj. Të gjitha këto dilema, krijojnë hapësirë për censurë të mundshme të mediave. Natasha Stojanovska