Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi tha se integrimi i vendit në strukturat euroatlantike nuk është detyrë vetëm e Qeverisë, sepse sipas tij, rruga e integrimeve evropiane nuk mund të ecë pa pjesëmarrje aktive dhe përkrahje e të gjithë aktorëve politik. Besimi këto komente i bëri në konferencën me temë "Integrimi evropian përmes bashkëpunimit të parlamenteve, shoqërisë së qytetarëve dhe trupave të pavarur rregullator në Evropën Juglindore".

"Kjo nuk është rrugë e cila mund të kalohet pa u paguar çmim, ndërsa gjithashtu ka edhe kufizime kohore dhe ne duhet t'i arrijmë këto qëllime në periudhë të caktuar kohore që të bëhen realitet. Kemi kapacitet, por duhet të tregojmë edhe përkushtim të sinqertë", tha Fatmir Besimi, zv kryeministër për euro-integrime.

Ambasadori i Bashkimit Evropian Aivo Orav tha se shpreson në zbatimin e plotë të marrëveshjes së marsit përfshirë edhe nisjen punë të komisionit anketues për incidentin e 24 dhjetorit në Kuvend. Ndërsa ambasadori amerikan Pol Uolers theksoi rëndësinë që duhet të kenë parlamentet në zhvillimin e demokracisë dhe me këtë rast vuri në duke rëndësinë e shfrytëzimit të përvojave të huaja.

"Në këtë kontekst e përshëndes kthimin e opozitës në Parlament, pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale si rezultate të marrëveshjes të 1 marsit dhe shpresoj se të gjitha dispozitat e tij do të implementohen sa më shpejtë që është e mundur, e kjo para se gjithash ka të bëjë me ngritjen e komisionit anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit dhe nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim", u shpreh Aivo Orav, ambasador i BE-së në Shkup.

"Platformat për dialog rajonal do t'ju mundësojnë rrjet të leksioneve dhe përvojave që të mësoni prej të tjerëve të cilët janë përballur me sfida të ngjashme, ndërsa atë e mundëson procesi i bashkëpunimit në EJL. Qeveria e SHBA-së mbetet e përkushtuar t'i ndihmojë Maqedonisë në këtë proces", theksoi Pol Uolers, ambasador i SHBA-ve në Shkup.

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski foli për rolin e parlamentit në përgatitjen e vendit për euro-integrime dhe miratimin e standardeve të BE-së.

"Vetëm një parlament i fuqishëm dhe i respektuar mund të vë në lëvizje reformat në një shtet dhe realisht të kryejë kontroll mbi pushtetin, ndërsa roli kontrollues i parlamenteve është me rëndësi thelbësore dhe ajo nuk mund të realizohet në mënyrë përkatëse pa ekzistimin e trupave të pavarur rregullatorë përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe për kontrollin në punën e pushtetit publik", deklaroi Trajko Veljanoski, kryetar i Kuvendit.

Pritet që konferenca ta nxitë dialogun dhe këmbimin e përvojave dhe praktika pozitive në procesin e eurointegrime, si dhe ta konfirmojë gatishmërinë dhe kapacitetin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për kontribut aktiv të bashkëpunimit rajonal. Benjamin Arifi

Category

📺
TV
Comments

Recommended