Ish-të përndjekurit të lidhur me zinxhirë, protestë para Kuvendit

  • 9 years ago
Të lidhur me zinxhirë. Kështu e ka kanë konceptuar ish-të burgosurit politikë protestën e radhës kundër qeverisë në lidhje me dëmshpërblimet e munguara ndaj kësaj kategorie të shoqërisë.

Në studion e A1REPORT! ka qenë i ftuar Skënder Tufa i cili ka bërë thirrje qeverisë të veprojë tani në likuidim e kësteve të 150 ish-të burgosurve, në të kundërt protestat do të vijojnë.

Gjashtë ish-të përndjekur janë lidhur me zinxhirë para portës hyrëse të Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar që kryeparlamentarja Jozefina Topalli të vendosë në rend të ditës çështjen e dëmshpërblimit të tyre për vitet e burgut të kryera në kohën e regjimit komunist.

Protesta paqësore zgjati për rreth gjysmë ore derisa u bë i mundur shoqërimi i tyre në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Ish-të përndjekurit kanë protestuar para Kuvendit të Shqipërisë teksa pritej, që sot të zhvillohet seanca për zëvendësimin e anëtarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Muho kërkesë kjo e bërë nga Partia Demokratike.

Pas disa orësh të mbajtur në Polici ish-të përndjekurit janë liruar duke i dhënë fund kështu protestës së radhës në kërkim të dëmshpërblimit për vitet e burgut.
(ad.ti/shqiptarja.com)