Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
SHBA llogarisin në Kinën në zgjidhjen e Krizës së Koresë. Shefi i diplomacisë amerikane, Xhon Keri në takimin e sotëm me kolegun e tij kinez, Vang Ji tha se tensionet në Gadishullin Korean janë një nga çështjet më të rënda për diskutim. Kërkoi që autoritetet në Pekin t'i ushtrojnë presion regjimit komunist në Korenë e Veriut që të heqë dorë nga retorika ushtarake dhe kërcënimet me luftë bërthamore. Udhëheqësia në Pekin, e cila tradicionalisht është e ndërlidhur me Penian, mundësitë e veta për ndikim mbi zgjidhjen e konfliktit i vlerëson si të kufizuara. Në Kinë thuhet se SHBA-ja është ajo që duhet drejtpërdrejt të bisedojnë me udhëheqësin verikoreane. Sekretari shtetëror amerikan do të takohet edhe me kryeministrin kinez Li Keçijang, e më pas do të udhëtojë për në Japoni. Ndërkohë, Qeveria në Manilla lajmëroi se Uashingtonit do t'i lejohet që të vendosë baza të veta ushtarake në Filipinet, nëse përkeqësohet situata në Penian. Përfaqësuesit e Koresë së Jugut sot lajmëruan se nga e enjtja deri tani nuk është vërejtur ndonjë lëvizje e pajisjes raketore në poligonet ushtarake në Korenë e Veriut dhe se me siguri Peniani nuk do ta përdorë arsenalin e vendosur. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended