Partia Demokratike organizoi sot pasdite "Konventën për më shumë mbështetje për fermerët" në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ministri i Financave Ridvan Bode theksoi në hapje të saj se "Ndryshimi fillon nga një gjë e thjeshtë: një rrugë, që ështe leva e Arkimendit për nxjerrjen e fermerëve nga qerthulli i mbijetesës".