Zgjidhja e emrit, zhbllokon rrugën drejtë BE-së dhe NATO-s

  • 9 years ago
Sa më parë që të mbyllet kontesti i emrit me Greqinë, aq më parë do të hapet edhe rruga drejt procesit euro-integrues të vendit. Zv/kryeministri për euro-integrime Fatmir Besimi, në emisionin e mbrëmshëm 'Rruga drejt...' e vlerëson si element kyç zgjidhjen e emrit për integrimin vendit në BE dhe NATO. Ndërkohë, ish zv/kryeministrja për euro-integrime Radmilla Sheqerinska vlerëson se partnerët e koalicionit qeveritar; VMRO-ja dhe BDI-ja janë marrë vesh të ndajnë fushat që do të administrojnë, duke mos mbajtur llogari se me këtë, në një farë forme ndajnë edhe territorin.

"Unë do të them atë që duhet dhe që pritet, pritet që ne ta zgjidhim sa më shpejtë këtë temë të hapur me Greqinë, një ditë më parë aq më mirë për procesin integrues të Maqedonisë, dhe një përshpejtim të procesit, gjegjësisht të integrimit të Maqedonisë në BE. Nuk jap vlerësime në këtë drejtim, se do të arrijmë apo jo, por do të theksojë rëndësinë që për Maqedoninë, për vendin, për rajonin që Maqedonia të ketë një zgjidhje deri në qershor", tha Fatmir Besimi, zv/kryeministër për euro-integrime.

"VMRO-ja dhe BDI-ja janë marrë vesh si t'i ndajnë fushat, të mos them, vetëm territoret por edhe fushat që do të administrojnë. Këtu janë përgjegjës VMRO-ja, këtu BDI-ja, dhe nuk përzihemi. Do të thotë, në këtë mënyrë Maqedonia ndoshta përmes vullnetit të mirë do të zhvendoset në një krizë të llojit tjetër, të cilën shumë më vështirë do duhet ta zgjidhim. Kur MPB-në, dikush e shndërron në organ partiak, nuk mundet BDI-ja t'i ngrejë duart, pa dallim që nuk e udhëheq atë ministri. Sepse atëherë dërgoni një porosi më ndryshe për Republikën e Maqedonisë", deklaroi Radmilla Sheqerinska, ish zv kryeministre ëpr euro-integrime.

Sipas Sheqerinskës, përgjegjësinë për axhendën evropiane, e bartin bashkë edhe BDI-ja edhe VMRO-DPMNE-ja, dhe është e vështirë që të vihet kufi mes përgjegjësisë së njërës apo tjetrës parti. Ndërkohë, për Besimin ajo që do të analizohet në qershor nga KE-ja, nuk është Qeveria dhe as partnerët e koalicionit qeveritar, por gjithë vendi". Bedri Rexhallari

Recommended