Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Askush nuk jep informata se sa para janë shpenzuar dje për kthimin dhe festën e pritjes në atdhe të të dënuarit të vetëm për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në Maqedoni, Johan Tarcullovski. Nga Qeveria nuk japin asnjë informacion. Pjesa shqiptare në ekzekutiv thotë se nuk ka pasur asnjë vendim qeveritar për pritjen dhe shpenzimin e mjeteve buxhetore, edhe pse gjithë krerët e shtetit, të kryesuar nga kryeministri Gruevski dhe ministrat e tij, e pritën dje Tarçullovskin në aeroportin e Shkupit. Më tej, festa vazhdoi në sheshin e qytetit, edhe me këngë. Zëdhënësi i Qeverisë nga radhët e BDI-së Muhamet Hoxha, tha se vendimi për dërgimin e aeroplanit zyrtar për transportin e Johan Tarçullovskit nuk është miratuar në Qeveri. Ai theksoi se vendimi është marrë nga drejtori i Sektorit për Resurse të Përbashkëta, i cili menaxhon aeroplanët shtetërorë.

"Në Qeveri, nuk ka vendim apo konkluzë me të cilën ndahen mjete për pritjen apo ceremoninë e pritjes së djeshme. Aeroplani është në pronësi të sektorit për resurse të përbashkëta të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe drejtori ka marrë një vendim të tillë. Hollësitë mundet tua jep vetë drejtori", tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Hoxha harron të theksojë faktin se po ky Drejtor i Sektorit për Resurse të Përbashkëta që menaxhon aeroplanët shtetërorë emërohet nga qeveria. Ngrihet pyetja, si mundet, pa lejen e qeverisë, që ky Drejtor, të marrë një vendim të tillë dhe të shpenzojë fondet publike për një aktivitet si ai i djeshmi. Veprimet e tilla të Qeverisë që prekin ndjenjat e qytetarëve shqiptarë, sipas zëdhënësit Muhamet Hoxha, vijnë si pasojë e ndarjes së thellë etnike të shoqërisë, e cila është e pranishme edhe në kabinetin qeveritar.

"E tërë shoqëria këtu tek ne është e ndarë sa i përket respektimit të vlerave që dalin nga konflikti i vitit 2001. Shqiptarët respektojnë vlerat e UCK-së, ndërsa maqedonasit vlerat e ish pjesëtarëve të policisë dhe ushtrisë. Kjo vijë e ndarjes është prej qytetarëve të rëndomtë e deri në Qeveri, dhe anëtarët e kabinetit qeveritar janë të ndarë në respektimin e vlerave të cilat dalin nga konflikti i vitit 2001", deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Edhe pse të pakta, reagime erdhën edhe nga opinioni publik në Maqedoni. Një prej personaliteteve, që e dënoi më ashpër pritjen e djeshme të Tarçullovskit ishte profesorja Biljana Vankovska. Në një prononcim për Al Xhezirën, ajo vlerësoi se lartësimi i një krimineli lufte tregon qartë se struktura të caktuara, asnjëherë nuk janë penduar për atë që ka ndodhur në vitin 2001, e as ka ndonjë shenjë keqardhjeje për civilët e vrarë, të cilët gjithashtu ishin shtetas të Maqedonisë.

"Me këtë kuptohet se në asnjë moment, nuk u manifestua ndjenja e keqardhjes apo pendimit për vrasjen e civilëve në fjalë. Ajo që mua personalisht më shqetëson më shumë, është se një pjesë e opinionit maqedonas nuk ka parasysh se edhe personat e vrarë janë gjithashtu shtetas të Maqedonisë. Është fakt se shoqëria është e përçarë, mund t...

Category

📺
TV
Comments

Recommended