Heqja e anëtarit të LSI nga KQZ Stano: Përmbajuni konsensusit

  • 9 years ago
TIRANË -- "Të respektohet marrëveshja për Kodin Zgjedhor, që është arritur me konsensus një vit më parë. Politika t'i përmbahet atij konsensusi që është arritur". Kjo është thirrja që ka bërë përmes tv "A1 Report!", zëdhënësi i Komisionerit Europian për Zgjerimin, Peter Stano mbi zëvendësimin e anëtarit të LSI-së në Kuvend dhe situatën e krijuar prej kësaj ngjarjeje, në KQZ dhe Kuvendin e Shqipërisë.

Stano tha se "në çdo moment ju ndjekim me kujdes, ndjekim atë ç'ka ndodh në Shqipëri. Në kontekstin e ditës do doja të nënvizoja se anëtarët e KQZ-së në Tiranë duhet të bazohen në çdo veprim tek Kodi Zgjedhore, tek një marrëveshje e arritur vitin e kaluar me të gjitha forcat politike, që duhet të sillen në mënyrë të paanshme, profesionale. (ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended