Tarçullovski kthehet në Maqedoni

  • 9 years ago
Rreth orës 15 e 30 minuta ka zbritur në aeroportin e Shkupit, Johan Tarçullovski, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte ndajë shqiptarëve të Maqedonisë gjatë konfliktit të vitit 2001. Tarçullovski u pritë nga antarët e familjes së tij të ngushtë, miq, ministra të Qeverisë dhe vetë kryeministri Nikolla Gruevski, deputet të kuvendit dhe nga një numër i madh i qytetarëve që erdhën për ti dëshiruar mirëseardhje në Maqedoni. Johan Tarçullovski në fjalimin e tij të parë pas zbarkimit në aeroportin e Shkupit tha se falënderimi më i madh i takon 'branitellave' që dhanë jetën për Maqedoninë dhe me këtë rast porositi maqedonasit që të respektojnë veprat e tyre.

"Është dëshmuar gjatë moteve dhe po dëshmohet edhe sot, sakrifica për Maqedoninë nuk ka çmim, ashtu siç do të thoshte edhe Goce Dellçev se për veprën nuk ka fillim dhe nuk ka as fund, por do të shtojë edhe diçka, se nuk ka as kushtëzime. Fjalët e mia të para në këtë vend të shenjë maqedonas, dëshirojë të shpreh një falënderim të madh deri tek 'branitellat' maqedonas, deri tek të gjithë ata që janë me sot, por edhe deri tek të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për Maqedoninë. Vepra e tyre duhet të respektohet dhe të vlerësohet", deklaroi Johan Tarçullovski, i dënuar për krime lufte.

Taçullovski pas ceremonisë së pritjes në aeroportin e Shkupit, u prit edhe në kabinetin e kryeministrit Gruevski, ku u zhvillua një takim mes tyre. Menjëherë pas përfundimit të këtij takimi, kryeministri Gruevski dhe Johan Tarçullovski u drejtuan deri tek përmendorja e 'branitellave' që gjendet në afërsi të portës 'Maqedonia' ku edhe vendosën kurora lulesh në shenjë nderimi për veprën e tyre.

Rikujtojmë se Tarçullovski u gjykua si komandant i një njësiti policor që ka vrarë dhe ekzekutuar shqiptarë dhe ka kryer vepra të tjera në fshatin Luboten të Shkupit. Tarçullovski së bashku me Lube Boshkovskin u arrestuan në mars të vitit 2005 dhe pas një procedure të shpejtë u transferuan në HAG. Pas përfundimit të procesit gjyqësor në qershor të vitit 2008, Tarçullovski u dënua me 12 vite burg për krime lufte mbi civilë shqiptarë në fshatin Luboten ndërsa lirimi i tij vjen pas vuajtjes së 2/3 të dënimit. Valmir Kuçi

Recommended