"Ndërsa ardhja e Johan Tarçullovskit në Maqedoni pritet me festë dhe nderime, banorët e fshatit Luboten vazhdojnë që çdo ditë me dhimbje të kujtojnë humbjen e të dashurve të tyre. Ata madje shprehen të revoltuar për këtë vendim dhe thonë se do të mbeten në kërkesën e tyre për drejtësi".
Familjarët e viktimave që anketoi Alsat-M shprehen të mllefosur nga lirimi i Tarçullovskit duke thënë se kjo është një vrasje e dytë për ta. Mevludin Bajrami dhe Afet Jashari kanë humbur katër anëtarë të familjes së tyre. Ata thonë se nuk mund të pajtohen me këtë vendim, për shkak se Tarçullovski nuk e ka vuajtur dënimin e merituar.
"Dy vëllezër i kemi humbur, unë kam qenë 13 vjet e gjysmë, i burgosur me dy vëllezërit e tjerë, babai ka qenë I plagosur, edhe dy djemtë e axhës i kemi pas të vrarë. Ajo nuk harrohet asnjëherë, por kjo tash me lirimin e këtij, Qeveria që e ka bë pagesën me shkue me marr kjo domethënë për banorët e fshatit Luboten, jo vetëm për ne, është një vrasje e dytë. Faktikisht kriminelin e lirojnë, unë nuk di çka të them, me lirue një kriminel. Qeveria jonë çka është në pushtet edhe e përkrah këtë, unë nuk di çka të them më shumë. Ka qenë shumë keq, unë për veti nuk mund ta paramendoj se ka qenë shumë një rast i keq, ka qenë një masakër e keqe, me vra 6 vjet fëmijë edhe prapë me u lirue, unë nuk di çka të them", u shpreh Mevludin Bajrami, familjar i viktimave.
"Kur e kemi dëgjua ne televizor se do të lirohet ky për neve vdekje, shteti i ka ndihmu, atij te na nuk ka ardhë asnjë që të ankohem për me çu ndonjë ankesë atje, asnjë parti nuk ka ndihmu, bile me bo diçka për atje..nuk e di edhe çka me thanë, për neve nuk ka gjë, për në Luboten ose për këto familje që jemi të vrarë dhe të dejat...Baba jem është i sëmurë aty bile kur dëgjoj pardje që do të lirohet u sëmurë edhe më shumë, u bë edhe më keq, nuk e di çka me thanë më tutje, për neve shume keq u bë. Të vrase, të bëje masakër edhe ti bëje 7 vjet nuk e di çka është kjo. Ashtu edhe unë po dal po e vras një njeri dhe po i bëj 5-6 vjet edhe aq", tha Afet Jashari, familjar i viktimave.
Ndërkohë banorët e tjerë që takuam në këtë fshat janë të mendimit se Johan Tarçullovski do të përfundojë njësoj si ish ministri i punëve të brendshme Lube Boshkovski.
"Pa marrë parasysh se si do të sillen rrethanat, ne do t'ia lëmë kohës që koha ta vlerësoj se çka është Tarçullovski dhe çfarë pune ka bërë Tarçullovski ndaj fshatarëve të Lubotenit. Mendimi im është se Tarçulovski ishte një kriminel që masakroi fëmijë, pleq, dhunoi banorë të Lubotenit, këtë e kallëzoi edhe faktori ndërkombëtar që ai nuk është luftëtar por ka qenë kriminel".
"Gjithë fshati Luboten e ndjen atë dhimbjen e 2001, mirëpo festën që e bëjnë maqedonasit për ditën e sotme, është një provokim ndaj popullatës shqiptare se ata dua ti japin një kurajo vetvetes me humbjen e 2001 se ata e dinë, krejt shteti maqedon 2001 çka ishte. E kisha shpalleshe unë hero i kombit atë kur do të shkoje në Haraçinë ta vendoske flamurin, në Sllupçan apo në Mat...
Comments