Këmbimi i territoreve ide e rrezikshme!

  • 9 years ago
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa e kanë vlerësuar si tejet e rrezikshme dhe destabilizuese për Ballkanin idenë e kryeministrit serb Ivica Daçiq për këmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Ahmeti dhe Mustafa pas takimit të sotëm në Tetovë kanë rikujtuar Serbinë se duhet pasur kujdes të madh kur është në pyetje hedhje të tezave të këtilla. Ragmi Mustafa, ka rikujtuar referendumin e qytetarëve të Preshevës të vitit 1992, për autonomi dhe mundësi për bashkëngjitje me Kosovën por assesi kjo të ndërlidhet me shkëmbimet e territoreve.

"Mendoj që është një tezë shumë e rrezikshme për mbarë rajonin dhe ka efekt domino, unë mendoj se deklarata e fundit e Daqiqit është mbase për të vonuar arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, mendoj që Beogradi duhet të jetë shumë më i përgjegjshëm sa iu takon kufijve. Beogradi duhet të njohë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës sepse kështu ndihmohet paqja dhe stabiliteti në rajon", d deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

"Qëllimi thelbësor i tij është që ti ik përgjegjësisë dhe sfidës që e pret në Bruksel, sepse është i detyruar që të nënshkruaj një marrëveshje normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe gjithnjë kur është në sfidë politike , ai lason një tezë krejtësisht tjetër në mënyrë që ti ik asaj përgjegjësie ose ti nxis shqiptarët e luginës së Preshevës për ndonjë eskalim të mundshëm të dhunës apo eskalim politik në mënyrë që të merret me sanimin e situatave të Krizës në Luginë të Preshevës, në vend që të merret me sanimin e krizës që është në Beograd sot.Ky dialog edhe nëse arrihet me marrëveshje normalizimi padyshim se nuk është fund i botës dhe as i proceseve politike në regjion dhe padyshim që presim në të ardhmen të kemi procese në favor të shqiptarëve të mbar regjionit", tha Ragmi Mustafa, kryetar i PDSH-Preshevë. Alsat-M

Recommended