KSHZ-ja rrëzon ankesat e VMRO DPMNE-së

  • 9 years ago
KSHZ-ja vazhdon shqyrtimin maratonë të 372 ankesave të mbërritura nga partitë politike për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në rend dite sot ishin 66 ankesat e VMRO DPMNE-së për komunën Qendër. Shumica e tyre kishin emërues të përbashkët; cenimin e fshehtësisë së votës, agjitacion, kërcënime fizike dhe psikike ndaj votuesve, se përfaqësuesit e LSDM-së kanë pyetur qytetarët për vendbanimet e tyre, dike i frikësuar se nuk mund të votojnë. Mirëpo kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko ironizoi duke thënë, se në bazë të kësaj pakënaqësie, atëherë duhet të ngrihet procedurë edhe kundër përfaqësuesve të mediave, pasi kanë qenë ata që i kanë pyetur votuesit se prej nga janë, nga qendra apo jo, dhe çfarë gjuhe flasin. Edhe ankesat e tjera të VMRO DPMNE-së u hodhën poshtë si të pa baza, pasi për një pjesë të tyre edhe vetë kandidatët e VMRO DPMNE-së votuan kundër në KSHZ . Nga seanca e djeshme, KSHZ-ja rrëzoi 16 ankesat e dorëzuara nga RDK-ja për garën e Gostivarit. Nuk u pranuan gjithashtu edhe 4 ankesat e BDI-së për Studeniçanin dhe 2 të PDSH-së. Ndërkaq nuk u pranua asnjë nga 30 ankesat e VMRO DPMNE-së për Kumanovën. Ndërkaq, në rast të ankimimeve të partive politike ndaj vendimeve të KSHZ-së, i takon Gjykatës administrative të shprehet deri të shtunën në orën 19.00. Semra Jakupi