Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
1600 punësime të reja në administratën publike të personave të grupeve të ndjeshme sociale. Kështu njoftoi sot kryeministri Nikolla Gruevski në prani të gjithë Qeverisë. Sipas tij, grupet e ndjeshme janë të ndara në katër kategori dhe prej secilit prej tyre, do të punësohen nga 400 persona. Në grupin e parë për punësim janë personat të cilët, për më shumë se 10 vjet nuk kanë mundur të punësohen, në të dytin janë persona prej familjeve me shumë fëmijë, në të tretin personat prej familjeve me një prind, ndërsa në grupin e katërt nga familjet pa asnjë të punësuar. Sipas kryeministrit, paratë për pagat nuk janë parashikuar në Buxhetin e vitit 2013, por ky ngarkim i ri do të mund të përballohet nga arka shtetërore, ndonëse në dy muajt e parë të këtij viti është realizuar 1/3-a e deficitit për sivjet.

"Presim që kjo masë në nivel vjetor të arrijë 7 deri 8 milionë euro, varësisht nga përqindja e atyre që do të jenë me arsim të mesëm, sa me arsim të lartë dhe ngjashëm, kështu që edhe lartësia e pagave do të jetë e ndryshme, përafërsisht presim që të arrijë 7 deri 8 milionë dhe ekziston mënyrë që të përputhet me buxhetin", tha Nikolla Gruevski, kryeministër i RM-së.

Çdo grup ka kritere të vetë për punësim, ndërsa raporti për përllogaritjen e gjendjes së të ardhurave do të merret deri më 1 janar të vitit 2013. Të gjithë ata që marrin ndihmë sociale do të radhiten sikur nuk kanë fare të ardhura. Sipas Gruevskit, struktura arsimore për punësim do të përcaktohet në përputhje me kërkesat e Agjencisë për Punësim. Konkretisht, nëse në Agjencinë për punësim kërkojnë 30 % të personave me arsim të mesëm, aq edhe do të punësohen.

"Gjatë punësimit të këtyre 1 600 personave, do të zbatohet parimi i përfaqësimit të barabartë dhe të drejtë të bashkësive në Republikën e Maqedonisë në përputhje me Kushtetutën dhe dispozitat e Marrëveshjes kornizë të Ohrit", deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i RM-së.

Agjencia për punësim do t'u mundësojë këtyre personave trajnim, kurse shtesë, rikualifikim etj, në mënyrë që ata t'i përgjigjen detyrave të punës. Goran Temenugov

Category

📺
TV
Comments

Recommended