Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ndonëse me raport jo të plotë, Këshilli për Rdiodifuzion ka dhënë vlerësimin e tij për mbulimin mediatik të Zgjedhjeve Lokale 2013 për raundin e dytë zgjedhor. Sipas nënkryetarit të KRD-së Milaim Fetai, Televizionet Alsat-M, Alfa dhe 24 si dhe Radio Kanal 77 kanë në raportuar në mënyrë më të të balancuar kundrejt disa mediave të caktuara të cilat nuk kanë bërë dallimin e aktiviteteve të qeverisë me ato të partive politike. Sipas Fetait, mediat në gjuhën shqipe në përgjithësi kanë qenë në korniza të balancimit.

"Mediat të cilat kanë emituar program në gjuhën shqipe kryesisht kanë qenë në korniza ta balancimit gjatë mbulimit të fushatës por konstatimi preliminar do të bëhet brenda ditëve të ardhshme ku do t'i kemi të gjitha argumentet, gjë që do ta kemi fotografinë e përgjithshme në këtë drejtim, por e ceki edhe atë sidomos janë të apostrofuara se Televizoni Alsat-M është në korniza të balancimit bashkë me televizionet e tjera që emitojnë program në gjuhën maqedonisht, Televizioni 24, Alfa, Radio Kanal 77 që janë në korniza të asaj të paraparë. Kjo vlen gjithashtu edhe për TV Alsat-M i cili për publikun shqiptarë ka qenë i dedikuar me një balancim të informimit sidomos në emisionet informative kurse programi i paguar politik është çështje e kapacitetit financiar dhe interesit të vet partive politike", tha Milaim Fetai, nënkryetar i KRD-së.

Ndërkohë anëtari i KRD-së, Stole Naumov duke dhënë vërejtje rreth mbulimit mediatik të Zgjedhjeve lokale në raundin dytë tha se në shumë media të caktuara është vërejtur raportim i njëjtë, bile i shoqëruar edhe me pjesë tonike të njëjta.

"Kishte edhe orkestrim të caktuar në shumë media, raporte të njëjta me përmbajtje të njëjtë, por bile edhe sinkrone të njëjta. Kam fjalën edhe për përzgjedhjen dhe pamundësinë e personave të caktuar që të thonë diçka në mbrojtjen e tyre, ose akuzat ndaj personave të caktuar mos të jenë fare prezent në disa media. Por, gjithashtu në disa media të caktuara ka përmirësime por unë do të kisha shtuar se në të ardhmen duhet të mendohet shumë më thellë dhe më gjerë se si të veprohet jo vetëm nga aspekti ligjor por edhe nga vet aspekti rregullativ dhe të gjitha aspektet të cilat mund të ofrojnë një mënyrë më të fortë që do të mbaj informimin në nivel profesional, veçanërisht gjatë procesit zgjedhor", u shpreh Stole Naumov, anëtar i KRD-së.

Nga KRD-ja bëjnë të ditur se pas përmbylljes së raportit do të vijojnë edhe sanksione për mediat të cilat kanë shkelur rregullat e institucionit në fjalë. Ndërkohë ditë më parë më raport për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2013 doli edhe OSBE/ ODIHR i cili këto zgjedhje i cilësoi si të qeta dhe të menaxhuara mirë, madje duke cituar se TV Alsat-M, si mediumi më i balancuar gjatë raportimit për aktivitetet zgjedhore të partive politike. Melihate Rustemi

Category

📺
TV
Comments

Recommended