Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Nikolla Mlladenov ka vdekur në aksident trafiku, dhe nuk ka dëshmi se në këtë aksident të jetë përfshirë edhe ndonjë veturë tjetër. Kështu ka njoftuar hetuesia në bazë të procedurës hetimore, përfshi obduksionin e Institutit për mjekësi, ekspertizën e krim-teknikës dhe të komunikacionit, si dhe foto-dokumentacionin dhe skicën ku është demonstruar lëvizja e automjetit. Hetuesia ka konfirmuar se Mlladenov ka vozitur me shpejtësi prej 160 kilometra në orë. Gjatë vozitjes, pronari i gazetës 'Fokus' ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Sipas rezultateve të hetuesisë, Mlladenov nuk ka qenë i lidhur me rrip sigurimi, ndërsa thuhet se në njërën dorë ka mbajtur cigare. Ekspertizat kanë dëshmuar se në aksident nuk ka qenë e përfshirë veturë tjetër, pasi në 'Mercedesin' e Mlladenovit nuk janë gjurmë të goditjes nga ndonjë automjet.

"Lidhur me spekulimet në opinion, se ka pasur kontakt me automjet tjetër, mund të them se analiza të tilla nuk kemi. Nga ana e majtë e veturës nuk ka gjurmë të kontaktit me automjet tjetër. Ndërsa gjurmët nga ngjyra në anën e djathtë të automjetit, sipas analizave të cilat i kemi, nuk bëhet fjalë për ngjyrë që përdoret për vetura, por me siguri bëhet fjalë për lëndë kundër ndryshkut", deklaroi Vlladimir Tufekgjiq, zëdhënës i gjykatës penale.

Nuk dihet nëse shkaku i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit ndaj automjetit, apo probleme teknike të veturës së tij. Kjo do të dihet vetëm pasi të kryhet ekspertiza e automjetit, për fillimin e së cilës është i domosdoshëm një urdhër nga prokurori publik. Gjykata nuk ka gjetur elemente për hapjen e procedurës penale, por prokuroria duhet të vendos se a do të hap hetime për vërtetimin e rrethanave të lëvizjes së Mlladenovit, ku ka qenë dhe më kë është takuar. Pronari i gazetës 'Fokus' vdiq në aksident trafiku në afërsi të lagjes Hipodrom të Shkupit, gjatë kthimit nga Velesi. Duke u bazuar na fletëpagesat rrugore të gjetura në afërsi të vendit të aksidentit, besohet se Mlladenov në mbrëmjen e fundit të jetës së tij, dy herë ka kaluar rrugën Shkup-Veles. Dyshim e lidhur me rrethanat e aksidentit kishin ngritur familja dhe bashkëpunëtorët e Nikolla Mlladenovit të cilët kanë kërkuar ekspertizë ndërkombëtare për aksidentin tragjik të Mlladenovit. Benjamin Arifi

Category

📺
TV

Recommended