Edhe sa vite planifikoni të rrini para dyerve të BE-së? Kështu komisionari për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle i ka pyetur partitë politike në debatin e sotëm në këshillin për eurointegrime në të cilin VMRO DPMNE dhe LSDM akuzonin njëra tjetrën për incidentin e 24 dhjetorit në Kuvend.
"Në këtë Kuvend me 24 dhjetor, mua si deputet i zgjedhur nga Kuvendi i RM, mu pamundësua nga Sheqerinska, nga Igor Ivanovski, Gordan Georgiev, mu pamundësua 2 orë që të hyjë në sallën plenare. Ne dy orë nuk mund të shkonim në vendin tonë të punës", tha Vllatko Gjorçev, deputet i VMRO-DPMNE-së.
"Unë nuk erdha sot këtu që të flas me ju se keni qenë apo jo të penguar që të hyni në zyrat e juaja, por t'ju pyes se sa vite planifikoni të prisni para dyerve të Komisionit Evropian, kjo është çështja kryesore. Megjithatë edhe pse akoma jeni të përfshirë nga euforia e zgjedhjeve, ka shans që të bëni përpjekje që të na ndihmoni që të kemi sa është e mundur raport më objektiv dhe më pozitiv. Por duhet patjetër ju të na ndihmoni ne, që të mund ne t'ju ndihmojmë juve ", deklaroi Shtefan Fyle, eurokomisioner.
Komisioneri Fyle qartë i bëri me dije partive se tani është momenti vendimtar që interesat shtetërore ti vendosin mbi ato partiake. Ai gjithashtu kërkoi zbatimin e marrëveshjes së marsit mes partive politike për formimin e komisionit anketues dhe zgjidhjen e krizës politike. Por në vend që të flasin për obligimet e marra lidhur me zbatimin e marrëveshjes dhe çështjet tjera në procesin e integrimit, anëtarët e komisionin në plan të parë kishin zënkat lidhur me procesin zgjedhor. Për Sheqerinskën në rast se zgjedhjet janë test për demokracinë e një vendi, Maqedoni ka ra në këtë test. Derisa për Milloshovski nga VMRO-ja, opozita gjatë këtyre zgjedhjeve ka zhvilluar një fushatë sikur garonte për pushtetin qendror dhe jo për atë lokal.
"Zgjedhjet janë fotografi rëngën, ata flasin shumë qartë se funksionon apo jo shteti juridik, se sa administrata është e pavarur, se sa e drejta e shprehjes është e lirë, personale dhe e çliruar nga frika dhe nga presionet. Në rast se zgjedhjet do të ishin 'stres test' për shëndetin e demokracisë sonë, atëherë me keqardhje më duhet të konstatoj se ne në atë test kemi ra", u shpreh Radmilla Sheqerinska, LSDM.
"Këtyre zgjedhjeve LSDM-ja kishte një qasje sikur të ishin zgjedhje për pushtetin qendrorë. Disa kandidatë për kryetar komunash flisnin për urbanizëm, LSDM-ja fliste për diktaturë, disa flisnin për projekte dhe LSDM-ja fliste për bojkot të zgjedhjeve. Kjo ishte karakteristika e parë e këtyre zgjedhjeve. Këtë që e dëgjojmë sot është tentim që të gjendet edhe një arsyetim për dështimin ", theksoi Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.
"Zgjedhjet lokale të mbajtura para do kohe, për të cilat misioni mbikqyrës i OSBE ODIHIR vlerësoi se u zhvilluan në atmosferë të qetë dhe pa trazira. Dua të them se kishte edhe lëshime. Këtu do të bëja një krahasime me ajrin që e thithim, që të gjithë e dimë se përmban materie të dëmshme, mirëpo eks...
Comments