VENEZUELE - Kandidati opozitar për president Henrique Capriles, ka mbajtur një miting madhështor në kryeqytetin venezualian në prag të zgjedhjeve presidenciale, që parashikohen të zhvillohen më 14 prill. Dhjetëra mijëra mbështetës të opozitës dolën në rrugë për në sheshin Bolivar në qendër të Caracas -- it një vend, që përdorej nga ish-presidenti i vendit Hugo Chavez për të mbajtur mitingje, i cili ndërroj jetë më pak se një muaj më parë. Henrique Capriles, i veshur me një këmishë të kuqe, ka përshëndetur mbështetësit e tij pas mbërritjes në Bolivar Avenue të dielën.
Në fjalimin drejtuar mbështetësve të tij tha se do të përpiqet për të zgjidhur problemet e tanishme të sigurisë dhe mungesën e nevojave themelore në Venezuelë, ndërsa kritikoi qeverinë mbi progresin e ngadaltë të projekteve të ndërtimit.
Në të njëjtën ditë edhe kandidati presidencial Nicolas Maduro mbylli fushatën e tij elektorale në Guaruco.
Sipas rezultateve të sondazhit të publikuara dje Maduro ende kryeson me 56.9 % për qind ndaj rivalit të tij Capriles me 41.1 %.
(ad.ti/shqiptarja.com)
Comments