Koreja e Veriut përgatit tjetër test bërthamor më 10 prill

  • 9 years ago
Koreja e Veriut, e cila prej disa javëve kërcënon se do të sulmojë me armë bërthamore Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, është duke u përgatitur për një test bërthamor të katërt thanë zyrtarët e Koresë së Jugut.Ministri i Unifikimit, Ryoo Kihl-jae tha ligjvënësve se Seuli ka shenja të aktivitetit në rritje të përgatitjeve bërthamore të Penianit.Ai ka thënë se Veriu mund të ndërmarrë ndonjë hap provokues të mërkurën me 10 prill, datë e cila është edhe afati i skadimit të kohës kur të gjitha ambasadat e huaja duhen të evakuohen nga Peniani pasi nuk i garanton mbrojtjen e sigurisë në rast konflikti. (ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended