Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Nëse në botën perëndimore çdo disfatë zgjedhore pas vete tërheq edhe përgjegjësin e kreut të saj deri më tani në Maqedoni posaçërisht tek subjektet politike, ka munguar praktika e marrjes së përgjegjësisë. A do të ndodhë kjo për herë të parë që dy liderët e partive opozitare shqiptare PDSH dhe RDK të cilët pësuan disfatë të thellë në zgjedhjet lokale mbetet të shihet. Njëri prej tyre, ai i RDK-së, Rufi Osmani madje nuk e pa as të arsyeshme ti drejtohet opinionit mbrëmë pas humbjes në Gostivar. U largua nga shtabi partiak duke premtuar se do të kthehet, por kjo nuk ndodhi.

"Është dallimi i vogël, është kandidati kundërshtarë në përparësi. Presim edhe 15 për qind të vendvotimeve. Po ne do të kthehemi, do të kthehemi. Nuk ka diçka të veçant, do të kthehemi!!!", tha Rufi Osmani, kandidat i RDK-së për Gostivarin.

Po Rufi Osmani në një nga paraqitjet e tij të fundit në ALSAT-M në emisionin 'Rruga Drejt', publikishtë deklaroi se nëse nuk fiton në zgjedhjet e radhës do ti kthehet profesionit të tij, profesor universitar dhe do ta braktisë politikën.

"Nuk jam nga ata që vazhdojë të merrem me politikë pavarësisht nga rezultati zgjedhor. Cikli i ardhshëm zgjedhor do të jetë definitiv për Rufi Osmanin, nuk e them për RDK-në dhe në varshmëri nga rezultati pozitiv vazhdojë më tutje, ose me rezultat negativ, Rufi Osmani i kthehet katedrës së Universitetit dhe vazhdon të boton mbi 5-6 tekste universitare të cilat nuk kam arritur ti rrumbullakësoj për shkak të angazhimit të serishëm politik" ka thënë Rufi Osmani, (8 dhjetor 2012).

Ndërkohë lideri tjetër opozitar, Menduh Thaçi duke qenë në krye të PDSH-së, me disfatën e fundit, shënon humbjen e 9-të me radhë në cikle zgjedhore qofshin parlamentare apo lokale. Por as kjo disfatë, e as ato të më hershme edhe pse paralajmëronte, nuk tërhiqet nga froni i partisë.

"Unë nuk do të dorëhiqem prej drejtimit të kësaj partie nga kërkesa e njerëzve që vlejnë 200, 500 dhe 1 mijë denar ose njerëzve të cilët kanë votat e LSDM-së, VMRO-së dhe partive të tjera, por mund të vijë deri tek kjo nëse këtë e kërkojnë prej meje mbi 90 mijë luana të cilët kanë luftuar deri në fund me këtë të keqe të madhe dhe u urojë atyre dhe i përgëzojë nga zemra që arritën të mbrojnë idenë kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni", tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Thaçi tërheqje nga politika kishte paralajmëruar publikisht edhe para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2011, në rast se nuk i fiton ato.

"Po nuk e marrë këtë shumicë nuk ka vetëm mirupafshim politikë, mund të ketë edhe lamtumirë, por jam plotësisht i bindur se ne do të arrijmë që me këtë marrëveshje të fitojmë mbështetjen e shumicës shqiptare", ka thënë Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së (Alsat Tirana).

Analistët nga ana tjetër këto veprime të liderëve të opozitë i shohin si vdekjeprurëse për vetë partitë e tyre.

"Edhe pse PDSH-ja i humbi zgjedhjet, kryetari i kësaj partie doli me deklaratën se është i kënaqur nga rezultati sepse është dëshmuar se është opozita më serioze shqiptare...

Category

📺
TV
Comments

Recommended