Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Bashkimi Demokratik për Integrim, në sheshin e Gostivarit, festoi mbrëmë fitoren e zgjedhjeve lokale. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se partia të cilën e drejton, ka shënuar fitoren më të thellë në historinë e saj. Ai tha se në këto zgjedhje, qytetarët e Gostivarit, votuan për ardhmërinë e tyre. Ahmeti para masës së tubuar në Gostivar, tha se Nevzat Bejta do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve.

"Mendoj që në Gostivar është një kthesë shumë pozitive, për shqiptarët në Maqedoni. Gostivari sot ka votuar për Gostivarin. Gostivari sot ka votuar për ardhmërinë e Gostivarit. Do të doja që në emër të të gjithë ju të falënderoja të gjithë ata votues që kanë votuar Nevzat Bejtën që të jetë i pari i konakut të Gostivarit. Të falënderoj të gjithë ata që vulosën fitoren më të madhe në historinë e BDI-së. Nevzat Bejta do të jetë kryetar i të gjithëve", deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se të gjitha partitë politike u bënë bashkë në Tetovë me të vetmin qëllim, jo për të luftuar PDSH-në por për të eliminuar opsionin kombëtarë të shqiptarëve në Maqedoni.

"Ishte si duket një mision i pamundur, beteja ishte e pabarabartë. Vërtet u bë e pakuptimtë për shkak se funksionoi në masë të madhe blerja e votës, me 200 denarë, 500 denarë, 1000 denarë. Dhe që të jetë interesantë këtë herë në raundin e dytë të gjithë u bashkuan kundër nesh, dhe votuan fortë, si VMRO-DPMNE-ja, si LSDM-ja, si RDK-ja. Sa i përket Tetovës gjithçka doli në shesh, të gjithë ata që na akuzonin këta 10 ditë se do ët votojnë maqedonasit për ne, urdhëroni shiqoni rezultatin, VMRO, LSDM, RDK të gjithë kanë votuar për kandidatin e BDI-së dhe mirë kanë bë. Mirë kanë bë për shkak se unë po mundohem që ta rruaj PDSH-në prej infeksioneve të këtilla të cilat e shkatërrojnë opsionin kombëtarë të shqiptarëve të Maqedonisë", deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Në rrethin e dytë zgjedhor BDI-ja fitoi në 7 komuna, Tetovë, Gostivar, Haraçinë, Tearcë, Çair, Vrapçishtë dhe Bërvenicë. PDSH-ja e Thaçit fitoi në dy Komuna, në Strugë dhe në Studeniçan. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended