Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
TIRANE - Policia deklaroi dje se ka identifikuar autorin e vrasjes së balerinës në hyrje të diskos Dream City" Kamzë, shtetasin me iniciale A.K., tashmë të shpallur në kërkim, pa përcaktuar identitetin e tij. Pavarësisht se policia deklaroi vetëm inicialet e vrasësit, mësohet se emri i tij është Artur Kuliçaj dhe është i afërm i Zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Agron Kuliçaj, me origjinë nga i njëjti fshat, Buçaj i Tropojës.

Për këtë vrasje, Artur Kuliçaj është shpallur në kërkim ndërsa është arrestuar shtetasi Edon Bajraktari, mik i tij, pasi, sipas Policisë, "gjate kontrollit te baneses, ju gjend dhe sekuestrua një mjet tip BMW, me targa të huaja, i cili ka shërbyer për largimin e autorit nga vendi i ngjarjes". (ad.ti/shqiptarja.com)

Category

📺
TV
Comments

Recommended