KSHZ: Pjesëmarrje e ulët, Struga kryeson!

  • 9 years ago
Të drejtën e votës deri në ora 13 sipas KSHZ e kanë realizuar rreth 270 mijë votues ose 24,44%. Ky numër krahasuar me pjesëmarrjen e votuesve në raundin e parë të 24 marsit është më i ulët për më tepër se 10% kur deri në ora 13 patën votuar rreth 35% e votuesve. Edhe në qytetin e Shkupit pjesëmarrja e votuesve është e ulët. Deri në ora 13 kanë votuar 85.886 votues ose 19.69%. Pjesëmarrje më e madhe sipas këtyre të dhënave është regjistruar në Haraçinë 34% dhe Strugë 33 % ndërsa pjesëmarrje e ulët është evidentuar në Çair.

"Deri në ora 13 pjesëmarrja e votuesve është 24.44% gjegjësisht të drejtën e votës e kanë realizuar 259.059 qytetar. Pjesëmarrja më e madhe deri në ora 13 është regjistruar në Debarc ku kanë votuar 46. %, në Haraçin pjesëmarrja është 34,66%, në Gostivar 21,80%, në Tetovë 20,32%, në Çair 14.70%, në Strugë 33,08%", tha Biljana Jovanovska, zëdhënëse e KSHZ.

Sa i përket rrjedhës së procesit të votimit, sipas KSHZ-së ajo po realizohet qetë dhe deri tani nuk kanë regjistruar parregullsi. Sipas tyre të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë përveç në 5 qendra votimi në Koçan ku kishte një ndërprerje të vogël të votimit. Gjyltene Rexhallari

Recommended