Ivanov: Të fitojnë ata që e meritojnë

  • 9 years ago
Presidenti Ivanov pret që procesi i sotëm zgjedhor të përfundojë në mënyrë të qetë dhe demokratike. Ivanov tha se pas zgjedhjeve vendi duhet ti përkushtohet qëllimeve strategjike të integrimit euroatlantik për sigurimin e një jete më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

"Me raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, presim që pas nesh të lëmë një proces zgjedhor të përfunduar me sukses. Presim që edhe kësaj radhe qytetarët do të dalin në mënyrë masive që tu japin legjitimitet më të madh atyre që në katër vitet e ardhshme do të angazhohen për nevojat lokale të qytetarëve. Tanimë është traditë që fituesit të festojnë, derisa ata që humbin zgjedhjet të mendojnë se pse kanë marrë rezultat të tillë zgjedhore dhe të përgatiten për zgjedhjet e ardhshme, sepse demokracia është një cikël i përhershëm i mësimit, duke marrë pjesë në të. Shpresoj se gjithçka do të kaloj më së miri, ashtu siç i ka hije një vendi kandidat për në BE. Pas këtyre zgjedhjeve do ti përkushtohemi qëllimeve strategjike që i kemi dhe gjithë energjinë do ta investojmë për një jetë më të mirë për të gjithë ne që jetojmë në Maqedoni", deklaroi Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë. Alsat-M

Recommended