Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Ministria e Brendshme për t'ju dal në ndihmë qytetarëve që të realizojnë të drejtën e tyre të votës, të cilët për X shkaqe deri tani nuk janë pajisur me dokumente identifikimi, ka punuar sot, ndërsa do të punoj dhe nesër dhe atë prej orës 08:30 deri në orën 16:30. Megjithatë nesër qytetarët vetëm në Shkup mund të aplikojnë për letërnjoftime, derisa ata të cilët kanë aplikuar sot, letërnjoftimet do të mund ti marrin edhe nesër në të gjitha qytetet. Po nesër, në ditën e mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve në zyrën e Avokatit të Popullit, në periudhën prej ora 7 deri në orën 19 do të funksionojë linja falas telefonike 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çfarë do shkelje të të drejtës zgjedhore. Të hapura për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që t'u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Përveç personalisht në zyra, si dhe në linjën falas, qytetarët do të mund që shkeljen e të drejtave të tyre të denoncojnë edhe në numrat e telefonit në qytetet ku veprojnë zyrat e Avokatit të Popullit. "Avokati i Popullit të drejtat e qytetarëve do t'i mbrojë me marrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera të cilat janë të obliguara që t'i sigurojnë mbrojtje të drejtave të tyre të garantuara", thuhet në kumtesën e sotme nga zyra e Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV

Recommended