Berisha në Vlorë me fermerët: E pëlqej ullirin se dua përjetësinë

  • 9 years ago
TIRANE - Kryeministri Berisha ndodhet në Vlorë për të zhvilluar një bashkëbisedim me fermerë dhe përpunues të ullirit.

Berisha tha se "qeveria katër vjet më parë vendosi të ndërmarrë një projekt kombëtar për shumëfishimin e rrënjëve të ullirit në të gjithë territorin e vendit" dhe premtoi se në mandatin e ardhshëm do vazhdojë të mbështesë këto projekte.

Kryeministri duke iu përgjigjur një fermeri i cili shprehu disa shqetësime konkrete mbi rritjen e ullinjve, dhe plantacionet me ullinj dhe kishte të njëjtën moshë me kryeministrin Berisha (69 vjeç), ky i fundit i tha: "E di përse unë e tij jemi të apasionuar pas ullirit. Se duam përjetësinë." (ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended