LSI lë administratën, Berisha: Në vendet bosh të besuarit

  • 9 years ago
TIRANE - Berisha urdhëron ministrat por dhe drejtuesit e lartë të PD që të zëvendësohen vendet vakante të LSI me njerëz që mbështesin PD. Në mbledhjen e djeshme me dyer të mbyllura të strukturave drejtuese të PD, grupeve të punës dhe ministrave, teksa ka folur për vendet bosh të lëna nga LSI Berisha mësohet të ketë thënë se "drejtorët e LSI-së do të dorëhiqen, vendet vakante të zëvendësohen me një staf me njerëz të besuar". Kështu, largimi i të gjithë drejtuesve politikë të LSI nga Ministrinë e institucionet e varësisë, pas daljes nga koalicioni dhe bashkimi me PS në opozitë ka bërë që demokratët të mendojnë zëvendësimin e menjëhershëm të tyre, duke kënaqur militantët e tyre por dhe aleatët, pavarësisht se vetëm 2 muaj na ndajnë nga zgjedhjet. Burime të brendshme të selisë blu bëjnë me dije se menjëherë pasi LSI mori vendimin për daljen nga koalicioni kanë vërshuar CV-të e pretendentëve për këto poste. Nga zyrat e selisë blu u vendos përfundimisht mbrëmë pas urdhërit të Berishës që për të maksimalizuar votën më 23 qershor, 50 përqind e të gjithë vendeve të mbetura vakante në postet politike të lëna bosh pas tërheqjes së përfaqësuesve të LSI, teksa kanë kaluar në opozitë, do të vihen në dizpozicion të militantëve të pakënaqur të PD, që në këto vite s'kanë mundur të përfitojnë poste apo vende pune. (ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended