"Shkolla patriotike" në Sarandë E hëna nis me Himnin Kombëtar

  • 9 years ago
Për herë të parë një shkollë 9-vjeçare në Sarandë edukon një brez nxënësish me praktikat patriotike. Në çdo fillim jave, nxënësit e shkollës 9-vjeçare "9 Tetori" para se t'i nënshtrohet procesit mësimor, këndojnë Himnin e Flamurit si një standard të vendosur nga Ministria e Arsimit. Ndryshe nga shkollat e tjera, ky është një detyrim dhe i pranuar edhe nga vetë nxënësit.

Ndërkohë drejtori i shkollës, Guri Tartari thotë se është më i rëndësishëm edukimi i brezave krahas parimeve elementare dhe të qëndrueshme arsimore me frymën kombëtare që për të qëndron në themel të identitetit shqiptar.

Nga ana tjetër, prefekti Gjergj Mano dhe kryebashkiaku Stefan Çipa kanë vlerësuar me certifikatë mirënjohjeje Gurin, duke çmuar kontributin e tij në edukimin e rreth 1200 nxënësve.

Sot shkolla "9 Tetori" është elitare në mjaft drejtime, si për cilësinë e mësimdhënies. Shkolla mundëson për nxënësit mjaft mundësi të tjera edukuese dhe formuese përmes rehabilitimit të ambienteve të jashtme sportive, si dhe me modernizimin e laboratorëve.

Recommended