Dule: S'kemi vendosur ende për koalicionin, takoi mbrëmë Ramën

  • 9 years ago
TIRANE - Kryetari i PBDNJ-së thotë se ka kohë për të vendosur se me cilin koalicion do të bashkohet. Në një prononcim për median jashtë parlamentit Dule tha: "Nuk e kemi marrë ende këtë vendim kemi kohën e duhur politike për të konsuliduar qëndrimet tona politike".

Sipas Dules, idealja do të ishte krijimi i një "Poli të Tretë", por aktualisht mundësitë për një gjë të tillë nuk ekzistojnë. "Do t'i shërbente jetës politike, pasi thyente bipolaritetin nga i cili asgjë e mirë nuk i ka ardhur vendit. Por, Poli i Tretë kërkon politikanë me kurajë, me vizion. Nuk e kemi ende këtë mrekulli" nënvizoi Dule. (ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended