Kalojnë ministrat, Berisha PS-së "Minorancë e nisët, ashtu e sosët"

  • 9 years ago
TIRANE - Me votat e mazhorancës dhe të 3 deputetë të larguar nga PS, Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot katër emrat e rinj të ministrave, të cilët zëvendësojnë vendet e lëna bosh në kabinetin qeveritar, pas largimit të LSI-së nga koalicioni. Lëvizja Socialiste për Integrim, ashtu siç edhe deklaroi mëngjesin e sotëm, abstenoi për këto emërime, ndërkohë që votave të Partisë Demokratike iu bashkuan edhe të tre ish-deputetëve socialistë, Gjovalin Kadelit, deputet i qarkut të Lezhës, Asllan Dogjanit, deputet i qarkut të Kukësit, dhe Kastriot Islamit, të cilët pas bashkëpunimit të ri me LSI-në, u larguan nga Partia Socialiste.

Menjëherë pasi Parlamenti miratoi emërimet e Berishës, të dorëzuara mbrëmë në Presidencë dhe të dekretuara në kohë rekord nga kreu i Shtetit, Bujar Nishani, (rreth orës 23:30), shefi i mazhorancës u shpreh se nuk u realizua përpjekja e Edi Ramës për të shkuar në qeveri teknike.

"Ju përmbysët një përpjekje primitive të Edvin Ramës për të shkuar në qeveri teknike në të cilën dështoi. Zotërinj deputetë të Partisë Socialiste, minorancë e nisët, minorancë e sosët, minorancë do të mbeteni. Urime! (ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended