Mjekët apelojnë: matni tensionin

  • 9 years ago
Një pjesë e madhe e rasteve të sëmundjeve kardiovaskulare në Maqedoni, janë pasojë e terapisë joadekuate dhe matjes së parregullt të tensionit të gjakut. Kështu shprehen autoritetet shëndetësore. Ndonëse qytetarët janë në dijeni të një problemi të tillë, prapëseprapë ata nuk e matin rregullisht tensionin, për të kontrolluar kështu edhe suksesin apo jo të terapisë. Problemi është më i madh, tek banorët rural, të cilën nuk i kushtojnë aspak vëmendje tensionit.

"Nevojitet më shumë përgjegjësi, gjatë marrjes së terapisë. Të kihet kujdes kur terapia jepet nga mjeku familjar... pacientët e marrin terapinë, por nuk e kontrollojnë çdo ditë tensionit. Në rast të mos dhënies rezultat, terapia duhet ndryshuar. Pacientët duhet ta matin shpesh tensionin, si dhe të kontrollohen më shpesh tek mjekët familjarë", tha Dr. Jovanka Kostovska, përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë.

Tensioni i lartë i gjakut, sipas mjekëve, është njëri prej shkaqeve kryesorë që rezultojnë me atak në zemër apo goditje cerebrale në tru. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore Shëndetësore, një në tre 3 të rritur, në nivel global ka tension të lartë gjaku.

Në kuadër të fushatës për kontrolle falas "Shëndet për të gjithë", që autoritetet shëndetësore e zbatojnë prej vitit 2007, vitin e kaluar u kontrolluan 10 387 qytetarë. Tek 11% e tyre është zbuluar tension i lartë gjaku, ndërsa tek 27 % është rritur pesha trupore. Kontrolle falas ka edhe sivjet, në prill dhe maj, në shumë komuna të vendit. Bojana Simonoviq

Recommended