Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Shtetet anëtare të BE-së po e shikojnë me llupë procesin zgjedhor në Maqedoni, por edhe zbatimin e marrëveshjes politike që u arrit pak kohë më parë me ndërmjetësim të zyrtarëve evropianë. Zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi deklaroi se vlerësimi i zgjedhjeve vendore si korrekte dhe demokratike janë kusht për mos cenimin e kriterit politik. I pari që do ta inspektojë situatën është komisioneri evropian për zgjerim Shtefan Fyle, i cili do të mbërrijë në Shkup vetëm dy ditë pas zgjedhjeve. Zv/kryeministri Fatmir Besimi bëri të ditur se Fyle do të vizitojë vendin, të martën në kuadër të dialogut të nivelit të lartë mes Maqedonisë dhe BE-së, ndërkohë që theks të veçantë do t'i vendoset edhe raportit të jashtëzakonshëm të Komisionit Europian, që pritet të publikohet me 16 prill. Besimi nuk deshi të zbulonte pritshmëritë e tij rreth këtij raporti, por shtoi se vendi do të përpiqet që t'i vërë në pah të gjitha argumentet për reformat e përmbushura. Detaje nuk publikoi as Petar Stano, zëdhënësi i Komisionit Evropian duke dashur të mos paragjykoj vërejtjet e raportit.

"Unë nuk dua të hyj në detaje për sa i përket raportit pasi për atë jemi duke punuar aktualisht dhe ne do ta përshtatsim dhe publikojmë atë më 16 prill. Atëherë do të mësoni edhe ju se çfarë ëhtë përfshirë në raprot. Përpara kësaj periudhe unë nuk do të dojë të flisja për detaje", tha Petar Stano, zëdhënës i KE-së.

Maqedonia pritet që në raportin e jashtëzakonshëm të Komisionit Evropian do të vlerësohet për arritjet në fushën e administratës publike, reformave në gjyqësor, lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe përparimin në marrëdhëniet me fqinjët dhe çështjen e emrit. Megjithatë, në raportin e Komisionit do të zënë vend edhe ngjarjet e 24 dhjetorit, kriza politike dhe tensionet ndëretnike. Nga ana tjetër, KE-ja pritet të japë vlerësim edhe për epilogun e raundit të ri të bisedimeve në Nju Jork mes autoriteteve greke dhe maqedonase, nën ndërmjetësimin e Nimicit. Semra Jakupi

Category

📺
TV
Comments

Recommended