Përmbytjet, kryetari i kom. Ana e Malit: Të shpallet emergjenca

  • 9 years ago
SHKODER - Është rënduar gjendja në zonën e NënShkodres për shkak të përmbytjes. Banorët e komunës Ana e Malit janë mbledhur para godinës së kësaj komune ndërsa po zhvillohej mbledhja e këshillit të të komunës dhe kryetarve të fshatrave për situatën e krijuar nga përmbytjet.

Ato kanë kërkuar vemendje nga strukturat e shtetit pasi në fshtatrat e Obotit, Goricës dhe Muriqanit përmbytja ka afro një muaj që është e pranishme dhe situata është mjaft problematike. Kryetari kësaj komune, Xhevat Mollca, kërkoi që në këtë zonë të shpallet gjendja e emergjencës, pasi situata nuk mund të përballohet më nga komuna.

Në komunen Ana e Malit janë të permbytur 1800 hekatare tokë. Oboti me 196 shtëpi është totalisht i izoluar nga uji, po kështu edhe Gorica me rreth 40 shtëpi, dhjetra shtëpi të tjera ne Muriqan e Oblikë. Revolta e banorëve të kësaj zone sa vjen dhe rritet në këtë gjendje, pasi kujtojnë se akoma nuk iu janë dhënë as dëmshpërblimet për përmbytjtet e vitit 2010 -2011. (ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended