Konektikat vendos ligjin për armët pas vrasjes së 20 fëmijëve në shkollë

  • 9 years ago
SHBA - Legjislatura e shtetit në Konektikat ka miratuar masat e kontrollit të armëve, duke filluar me kufizime të forta, që përfshijnë ndalimin e shitjes e të gjitha armëve.
Në mesin e këtyre rregullave është vendosur, që çdo dyqan që shet armë duhet të pajisen me një regjistër të personave, që kanë shkelur më herët ligjin.
Gjithashtu në momentin, që kërkojnë të blejnë armë, blerësi duhe të paraqesin një çertifikatë shtetërore ku të jetë bërë një kontroll psikiatrik si dhe të dhënat historike.
Asambleja e shtetit të Konektikatit miratoi legjislacionin pas 13 orëve debat.

Presidenti Barack Obama dhe mbështetësit e propozimit për kontroll të armëve thanë se masat janë të nevojshme për të ndalur një epidemi të dhunës nga armët.
Gjithashtu kongresi amerikan po debaton për një projektligj të ri mbi kontrollin e armëve.
Ky ligj i rreptë për shitjen e armëve vjen pas tragjedisë të Kenektikatit ku u vranë me armë zjarri 20 fëmijë dhe gjashtë mësues në një shkollë fillore.
Menjëherë pas tragjedisë ligjvënësit amerikan me në krye presidentin Obama bëri thirrje për ligje më të rrepta për blerjen e armëve të zjarrit.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

Recommended