Indi, sulmohen me acid katër motra, agresorët ende të lirë

  • 9 years ago
INDI - Nuk ka të ndalur dhuna kundër grave në Indi. Katër motra të moshës mes 19 dhe 24 vjeç janë viktima të një agresioni në veri të vendit. Dy burra të paidentifikuar hodhën acid mbi to, ku njëra nga katër vajzat është shtruar në spital në New Delhi për djegie serioze. Motrat, tre prej të cilave janë mësuese, ishin duke u kthyer në shtëpi pas shkollës.

"Viktimat ishin duke ecur bashkë, kur dy burra në një motor, pasi u kanë bërë disa komente të pahijshme, kanë hedhur acid mbi to", -tha një shef i policisë, duke shtuar se asnjë nga dy sulmuesit nuk është arrestuar ende.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended