Koalicioni PS- LSI, Kodheli: Politika s'duhej të rrijë peng i së shkuarës

  • 9 years ago
TIRANË -- Koalicioni i PS-së me LSI-së nuk është gjë e re dhe as e papritur për deputeten socialiste Mimi Kodheli, e cila ishte e ftuara e mbrëmjes së sotme në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo", drejtuar nga gazetari Ilir Babaramo.

"Që në muajin dhjetor", tha Kodheli, "ne kemi shpallur hapjen e negociatave me çdo forcë politike dhe që i përgjigjet thirrjes sonë për të krijuar një front të gjërë të një koalicioni të qendrës së majtë".

Pyetjes së Babaramos se mos me këtë marrëveshje që bëri, PS-ja i kaloi caqet e pragmatizmit, duke harruar protestën ku nxori mijëra vetë në shesh dhe çoi në humbjen e katër jetëve, Kodheli iu përgjigj se politika nuk duhet të rrijë peng i së shkuarës dhe se mbetet detyrim moral, politik, atdhetar i PS-së të zbulojë ata që shkaktuan ato vrasje. Më poshtë, intervista me znj.Mimi Kodheli. (ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended