Inflacioni po ulë standardin jetësorë

  • 9 years ago
Çmimet rriten ndërsa standardi ulet. Statistika tregoi 3,1 % inflacion në muajin mars të këtij viti në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar. Ndonëse përqindja nuk është brengosëse, megjithatë ajo e rrënon standardin e ulët të jetesës të cilin tashmë e kanë qytetarët. Kështu vlerëson profesori universitar, Dragan Tevdovski.

"Ndonëse në shikim të parë, kjo përqindje e inflacionit nuk është edhe aq e lartë, megjithatë, patjetër duhet të thuhet se ajo është më e lartë se rritja e pagave, që tregon se edhe kjo përqindje e rrënon standardin jetesës së qytetarëve", tha Dragan Tevdovski, profesor universitarë.

Ndonëse statistikat tregojnë rritje të pa konsiderueshme, rrogat harxhohen për shkak të inflacionit, vlerëson profesori Marjan Petreski.

"Duke marrë parasysh atë se inflacioni vjetor është rreth 3%, del se rritja reale e rogave është negative, gjegjësisht, kemi rënie që është e zakonshme në ambient të këtillë ekonomik në të cilin gjendemi tani", deklaroi Marjan Petreski, profesor universitarë.

Rreziqet ndaj inflacionit për momentin nuk janë të mëdha, por megjithatë, nëse ndodhë rimëkëmbje më serioze e ekonomisë, ajo do shtrojë presion të caktuar ndaj çmimeve, vlerëson profesori Marjan Petrevski.

"Askush nuk mund të thotë sigurt, por do thosha se sërish ekziston rrezik për rritjen e çmimeve të ushqimeve, ndonëse edhe më parë pamë se ekonomistët dhe bujqit nuk pritën se do ketë mungesë të ofertës për produktet bujqësore, por pamë se kjo ndodhi verën e kaluar. Për verën që vjen nuk kemi pritje të tilla, por asnjëherë nuk i dihet", tha Marjan Petrevski, profesor universitarë.

Tevdovski vlerëson se problem paraqet diferenca e madhe në shpërndarjen jo të barabartë të të ardhurave. Zgjerohet hendeku mes të varfërve dhe të pasurve.

"10% e popullatës më të pasur disponon me 32% nga të ardhurat, ndërsa 10% e popullatës më të varfër disponon me vetëm 2% nga të ardhurat. Këto ndoshta janë treguesit më të mirë për atë që ndodhë në vend, ajo është se një elitë e vogël, nga viti në vit gjithnjë e më shumë pasurohet, ndërsa në pjesën tjetër të popullatës kemi ulje të vazhdueshme të standardit të jetesës", u shpreh Dragan Tevdovski, profesor universitarë.

Banka Popullore për këtë vit parashikon se inflacioni nuk do tejkalojë 3.5%, por nuk është e sigurt nëse ky projeksion do të pësojë korrigjime pasi bëhet e qartë se çmimet deri në fund të vitit do të jenë të paparashikuara. Natasha Stojanovska

Recommended