KSHZ shkarkon KKZ në Çair

  • 9 years ago
Me 6 vota pro dhe një kundër KSHZ-ja shkarkoi Këshillin Komunal zgjedhor të Çairit. Ky vendim u morr pas konstatimit për shkelje të procesit zgjedhor në këtë Komunë. Përpos Këshillit Komunal zgjedhorë janë shkarkuar edhe 13 këshillat vendore tek të cilat janë regjistruar parregullsi gjatë numërimit të votave.

"Ne, tani nuk mund të dëshmojmë fajësi pasi që nuk jemi organ që mund të konfirmojë fajësinë, por duke pas parasysh se kemi hasur parregullsi në punën e një organi më të ulët zgjedhor ne duhet ta shqyrtojmë në tërësi, ndërsa më pas fajin se kush e ka bërë, vallë të gjithë ose një, ose vetëm komisioni komunal zgjedhor apo dikush jashtë Komisionit Komunal Zgjedhorë, ajo u mbetet organeve tjera që të vendosin, por ne kemi vërejtur se ka parregullsi edhe të Komisionit komunal zgjedhor edhe të këshillave zgjedhorë. Për këtë shkak kërkojë mbështetje nga të gjithë anëtarët që të sillet vendim për tu shkarkuar këshilli komunal zgjedhorë dhe këshillat zgjedhorë nga të gjitha 13 vendvotimet", tha Bedredin Ibrahimi, anëtar i KSHZ-së. Sinkron:

"Unë do të pranoj dhe do të mbështesë shkarkimin e Këshillit komunal zgjedhorë,Çair si dhe shkarkimin siç ishte propozimi i këtyre 13 këshillave zgjedhorë të cilët kanë realizuar zgjedhjet. Janë konstatuar parregullsi gjatë punës dhe si masë e parë janë masat disiplinore dhe shkarkimi i tyre, më pas u takon organeve tjera në shtet të cilat mund të ngrenë edhe procedura të tjera", deklaroi Boris Kondarko, kryetar i KSHZ-së.

Nënkryetari i KSHZ-së Subhi jakupi kundërshtoi këtë propozim nën arsyetimin se nëse shkarkohet këshilli komunal zgjedhor dhe këshillat zgjedhor atëherë mundtë vihet në pikëpyetje mbajtja e zgjedhjeve në Komunën e Çairit në rrethin e dytë për shkak të procedurave ligjore për zgjedhjen e këshillit të ri komunal dhe këshillave tjerë vendor.

"Propozojmë që të shkarkohet kryetari i këshillit komunal zgjedhorë, të emërohet kryetar i këshillit komunal zgjedhorë përmes procedurës së rregullt, menjëherë të trajnohet përmes procedurës urgjente që të mudn të kemi zgjedhje më 7 prill, e pastaj askush nuk mund ta ndaloj procedurën e mëtejme të organeve kompetente për të kërkuar përgjegjësi", tha Subhi Jakupi, KSHZ.

Si pikë e dytë e rendit të ditës gjatë mbledhjes së sotme të KSHZ-së ishte shqyrtimi i Kopertinës së Listës Zgjedhore me ç'rast nënkryetari i KSHZ se Subhi Jakupi kërkoi që ajo të jetë në dy gjuhë, megjithatë me 5 vota të përmbajtur dhe 2 pro u hodh poshtë ky propozimi. Pas votimit nënkryetari i KSHZ Jakupi se tha se ky ishte një votim që ndau anëtarët e KSHZ së në baza etnike. Në orët e paditës pritet që KSHZ-ja do të del me një konferencë për shtyp për të njoftuar lidhur me raundin e dytë zgjedhorë, gjegjësisht në sa komuna do të votohet, kjo pas vendimeve që ka sjellë Gjykata Administrative. Ndërkohë jo zyrtarisht mësojmë se do të votohet në 30 komuna përfshirë edhe qytetin e Shkupit, ndërkohë që në Strumicë votohet vetëm në tre vend votime dhe në Komunën e Dollnenit në nj...

Recommended