TIRANE - Dyshimet në deklarimet e pedofilit Ardian Prenjasi për vrasjen dhe më pas zhdukjen e Julian Çelës kanë detyruar grupin hetimor të bëjnë ndaj tij eskpertizën mejkoligjore për të parë nësë është apo jo i aftë mendërisht.
"Kërkimet pa rezultat për gjetjen e trupit të 11-vjeçarit, Julian Çela, si dhe mungesa e një lokalizimi të saktë nga dëshmitë e Prenjasit kanë bërë të domosdoshëm ekspertizën për të parë nëse pedofili vuan nga anomali apo haluçinacione duke gënjyer hetuesit", thanë për televizionin A1REPORT e Shqiptarja.com burime nga grupi hetimor.
Sipas të njëjtave burime, kjo ekspertizë është bërë pak ditë më parë ku në përfundim të saj rezulton se Ardian Prenjasi gëzon shëndet të mirë mendor.
Pas më shumë se dy javë kërkime në vendgrumbullimi i phehrave të Sharrës dhe pas ekzaminimit biologjik të banesës ku jetonte Ardian Prenjasi ende nuk ka asnjë gjurmë nga trupi i Julian Çelës, ndërsa pistat e hetimit mbeten të hapura.
Ndërkaq, Prenjasi ka pranuar autorsinë e vrasjes ndaj 11 vjeçarit Çela, por zyrtarisht të njëjta burime për aq kohë sa nuk është gjetur asnjë gjurmë nga vogëlushi apo qoftë dhe trupi i tij, zyrtarisht ky shtetas mbetet person në kërkim pasi nuk mund të shapllet i vdekur.
Familjarët e Julianit prej disa ditësh jetojnë në ankthin e kërkimeve në Sharrë ku pas çdo rituali të përditshëm largohen me shpresën se të nesërmen trupi i djalit të tyre mund të gjendet dhe pse vetë ata kanë dyshime se Prenjasi nuk thotë të vërtetën duke dëshmuar se e ka vrarë e më pas hedhur në Sharrë, pasi e mbështolli me një batanijetë kuqe, trupin e pajetë të vogëlushit.
(ad.ti/shqiptarja.com)
Comments