Meta-Rama drejt marrëveshjes së pritshme, LSI ikën nga qeveria

  • 9 years ago
TIRANE - Burime zyrtare brenda grupit PS-së konfirmojnë për TVA1 REPORT! arritjen e një marrëveshjeje mes Ramës e Metës. Sipas marrëveshjes PS do të votojë 3 ligjet e integrimit ndërkohë që LSI do të largohet nga qeveria dhe bashkohet me socialistët në zgjedhjet e 23 qershorit. Të paktën këto janë qëndrimet deri në këto momente si nga LSI dhe PS, ndërkohë që kreu Edi Rama do të mbledhë kryesinë e partisë nesër nga ku sipas të gjitha gjasave do të publikohet propozimi konkret i socialistëve për LSI, e cila prej 4 vjetësh bashkëqeveris me demokratët. Si këmbim të votave për statusin e nënpunësit civil, gjykatën administrative dhe reformën parlamentare, LSI do t'i bashkohet socialistëve në betejën për një fitore pas 8 vjetësh pushteti të demokratëve nën drejtimin e Kryeministrit Berisha. Ndërkohë që rreth orës 13: 50 kreu i LSI-së pas takimit të zhvilluar në hotel Rogner deklaroi se nuk do jepte deklarata pasi sot ishte 1 Prilli.Sot është 1 Prill dhe si 1 Prill nuk ka vlerë të bëjmë ndonjë deklaratë sepse nuk e di se sa të besueshme do të ishin deklaratat. Kështu u shpreh kreu i Lëvizjes Socailiste për Integrim, Ilir Meta, pas takimit me kryeministrin Berisha, i pasur dhe me takime të veçanta me anëtarë të kryesisë së LSI-së por dhe Paskal Milon e PDS-së dhe Dulen e PBDNJ-së. Takimi në kryeministri u zhvillua rreth orës 11:00 dhe ka zgjatur rreth 40 minuta. Burime nga LSI bënë të ditur për televizionin A1 REPORT se takimi ishte kërkuar nga vetë kreu i LSI-së, Ilir Meta. Më pas në hotel Rogner zhvilloi takime të veçanta me anëtarë të kryesisë së LSI-së, si Ylli Manjani, Nasip Naço, Luan Rama por dhe me kryetarin e Partisë Demokracia Sociale, (aleate e PS-së) Paskal Milo si dhe me kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.Meta i është shmangur deklaratave, ç'ka tregon se është në pritje të një ftese zyrtare nga PS-së para se të flasë për koalicionin. "Sot është 1 prill dhe si 1 prill nuk ka vlerë të bëjmë ndonjë deklaratë sepse nuk e di sa të besueshme do të jenë, ne kemi vazhdimisht takime dhe takimet janë konstruktive"- tha Meta pas takimit duke shtuar se qëndrimet e zyrtarëve të lartë të eurosocialistëve do të vlerësohet nga vetë forumet e LSI-së- tha Meta.Ne vazhdimisht kemi takime dhe takimet janë konstruktive"- u tha Meta gazetarëve të cilët ishin vendosur para hyrjes së hotel Rogner në pritje të një deklarate nga Ilir Meta.
Ky takim dhe ndodh kur 3 drejtues të lartë të socialistëve europianë bënë thirrje për bashkim të PS dhe LSI-së për t'i dhënë fund qeverisjes së djathtë në vend dhe për t'i hapur rrugë krijimit të një qeverie të re të mjatë e cila do të sillte ndryshim rrënjësor të vendit. Po sot paradite, mga ambientet e jashtme të parlamentit kryetari i grupit parlamentar të LSI-së deklaroi se nuk ka një ftesë zyrtare nga PS-së por shprehet se LSI është gati për bashkëbisedim me socialistët të cilët nesër mbledhin kryesinë për të disktuar mbi koalicionet parazgjedhore të 23 qershorit. Rama do të diskutojë ë lid...

Recommended