Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Autoritetet ruse nuk do t'i dëmshpërblejnë qytetarët e tyre të cilët do të humbnin një pjesë të investimeve të deponuara në bankat qipriote. Ndihmë shtetërore do të mund të merrnin vetëm kompanitë shtetërore ruse të cilat do të pësojnë dëme më të mëdha financiare. Kursimtarët të cilët kanë investime me vlerë prej mbi 100 mijë euro mund të humbin deri 60 për qind të tyre. Nga ana tjetër, në Qipro opinionin është i tronditur nga artikujt në një pjesë të medieve lokale. Disa gazeta publikuan të dhëna për transferimin e shumave të mëdha të parave në bankat e huaja nga politikanët dhe familjarët e presidentit, Nikos Anastasijades. Bëhet e ditur se të njëjtat janë kryer disa ditë para aprovimit të planit ekonomik për shpëtim. Sipas mediave, kompania e afërt me presidentin ka transferuar në dy raste 21 milionë euro në dy banka në Angli.

Presidenti Anastasijades, i hodhi poshtë akuzat duke i vlerësuar si tentim për shpifje kundër tij dhe familjes. Partia Progresive Punëtore e Qipros paralajmëroi formimin e komisionit për ndriçimin e informacioneve të publikuara. Ndërkohë, mësohet se transheja e parë e kredisë për të ndihmuar Qipron, vendi do ta marrë nga mesi i majit. Agjencitë lokale transmetojnë se negociatat e autoriteteve në Nikozi me treshen e kreditorëve ndërkombëtarë janë në fazën finale, pas çka do të vijojë miratimi i marrëveshjes dhe procedura për ratifikimin e saj nga parlamentet e vendeve të Eurozonës. Muajin e kaluar Treshja evropiane për Qipron aprovoi një pako shpëtimi me vlerë prej 10 miliardë eurove. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended