Stefanoviq-Veljanoski: Serbia dhe Maqedonia meritojnë anëtarësimin në BE

  • 9 years ago
Maqedonia dhe Serbia kanë përmbushur kushtet për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kështu kanë deklaruar sot në Beograd krerët e parlamenteve të të dyja vendeve, kryeparlamentari serb Nebojsha Stefanoviq edhe ai maqedonas Trajko Veljanoski duke i vlerësuar si shumë të mira marëdhëniet mes dy vendeve.

"Presim, dëshirojmë dhe shpresojmë sepse i kemi plotësuar të gjitha kriteret, edhe Maqedonia edhe Serbia të fitojnë datë për fillimin e negociatave. Shpresojmë se kjo do të arrihet gjatë muajit qershor dhe Maqedonia dhe Serbia sa më shpejtë të integrohemi në familjen evropiane. Kjo është detyrë dhe obligim i jonë si të zgjedhur nga popujt e të dyja vendeve që sa më shpejtë të integrohemi në familjen evropiane", deklaroi Trajko Veljanoski, kryetar i parlamentit të Maqedonisë.

Në vijë të njëjtë me Veljanoskin edhe kryeparlamentari serb Stefanoviq. Ai u ndal edhe në bashkëpunimin ndër-parlamentarë mes Serbisë dhe Maqedonisë.

"Të dyja vendet shpresojnë dhe sinqerisht presim sepse kemi arritur disa standarde, kemi plotësuar kriteret e Kopenhagës dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës të cilat do të ishin të mjaftueshme, që në muajin qershor këto shtete të marrin datë për fillimin e negociatave me BE-në...Mendoj se kjo vizitë do të ndihmojë që të përforcohet miqësia jonë tradicionale, por edhe të hap disa dimensione të reja të bashkëpunimit", tha Nebojsha Stefanoviq, kryetar i parlamentit të Serbisë.

Kryeparlamentari Veljanovski është takuar edhe me kryeministrinë e Serbisë, Ivica Daçiq. Ndryshe në delegacion parlamentarë të udhëhequr nga kreu i Kuvendit të Maqedonisë, nuk kishte asnjë deputet shqiptarë. Bedri Rexhallari

Recommended